Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinatore

    European Dental Clinic
    , është një klinik dentare lider në vend, e pajisur me teknologjinë e fundit dhe një staf të përkushtuar i cili ofron shërbime për pacient brenda dhe jashtë vendit.
    Me zgjerimin e veprimtarise, "European Dental Clinic" kerkon te punesoje nje
    Koordinatore.
    Pozicioni:
    Koordinatore
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Detyrat
    Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të klinikës dhe organizimi i fluksit të pacientëve
    Komunikimi me pacientët, informimi i tyre mbi shërbimet dhe ndjekja e nevojave të tyre
    Koordinimi i komunikimit ndërmjet pacientëve, mjekëve dentistë, teknikëve dentarë dhe stafit administrativ
    Menaxhimi, organizimi dhe përditësimi i kartelave të pacientëve, duke garantuar saktësinë dhe ruajtjen e informacionit dhe dokumentacionit përkatës
    Hedhja dhe përditësimi i të dhënave të pacientëve në sistemin e klinikës dhe ndjekja e historikut të trajtimeve dhe shërbimeve të ofruara
    Ndjekja e pacientëve pas konsultave dhe trajtimeve, si dhe rikontaktimi për takime të mëtejshme
    Ndjekja e pagesave, faturimeve dhe detyrimeve të pacientëve, sipas procedurave të klinikës
    Koordinimi me laboratorët dentarë dhe furnitorët për porositë dhe punimet dentare
    Kualifikime të tjera
    :
    Eksperiencë e mëparshme në koordinim, administrim, customer service ose në sektorin e shërbimeve shëndetësore/dentare përbën avantazh
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me profesionistë të ndryshëm
    Njohuri të mira të programeve Microsoft Office
    Njohja e gjuhës italiane
    Kanditatet duhet te dorezojne ne adresen e kompanise
    europeandentalclinics [at] gmail.com
    dokumentat e meposhtme:
    CV
    Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X