Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Shitësi/e në Filial

    HR Studio, për llogari të një kompanie partnere, është në kërkim të një
    Shitësi/e në Filial
    , me aftësi të mira komunikimi, orientim drejt klientit dhe interes për fushën e shitjeve të materialeve elektrike.
    Kërkojmë një kandidat/e të përgjegjshëm/me, të organizuar dhe të motivuar për të ofruar shërbim cilësor dhe për të kontribuar në realizimin e objektivave të shitjes.
    Përgjegjësitë kryesore:​
    Pritja, këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.
    Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i informacionit mbi karakteristikat dhe përdorimin e tyre.
    Realizimi i shitjeve dhe përgatitja e ofertave sipas procedurave të kompanisë.
    Ndjekja e kërkesave dhe ofertave deri në finalizimin e shitjes.
    Kontrolli i produkteve dhe sasive të dorëzuara te klientët.
    Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit përkatës të shitjes dhe garancive.
    Sistemimi dhe organizimi i produkteve në ambientet e filialit dhe magazinës.
    Bashkëpunimi me Përgjegjësin e Filialit dhe kolegët për mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm.
    Kualifikimet dhe kërkesat:​
    Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
    Preferohen njohuri mbi materialet elektrike dhe përdorimin e tyre.
    Aftësi për të identifikuar produktet dhe referencat përkatëse në katalogë.
    Njohuri bazë të gjuhës italiane.
    Aftësi organizative dhe për të punuar në grup.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me ngarkesë.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X