Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Koordinator/e Marketingu

    HR Studio është në kërkim të një
    Koordinatori/e Marketingu
    për një kompani partnere, i/e cili/a do të kontribuojë në planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut, me fokus zhvillimin e markës dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve.
    Përgjegjësitë kryesore:​
    Koordinimi dhe zbatimi i planeve dhe fushatave të marketingut.
    Menaxhimi i komunikimit në rrjetet sociale dhe përditësimi i përmbajtjes së faqes së internetit.
    Përgatitja dhe koordinimi i materialeve vizuale dhe promocionale në përputhje me identitetin e markës.
    Analizimi i tregut, konkurrentëve dhe identifikimi i mundësive të reja.
    Bashkëpunimi me departamentin e shitjeve për zhvillimin e aktiviteteve promocionale.
    Koordinimi me furnitorët dhe partnerët e jashtëm për prodhimin e materialeve të marketingut.
    Monitorimi i buxhetit të marketingut dhe përgatitja e raporteve periodike.
    Vlerësimi i efektivitetit të fushatave dhe propozimi i përmirësimeve.
    Kualifikimet dhe kërkesat:​
    Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në marketing, preferohet në sektorin e distribucionit ose tregtisë me pakicë.
    Njohuri të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe komunikimin digjital.
    Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane.
    Njohuritë në dizajn grafik dhe përdorimin e programeve përkatëse përbëjnë avantazh.
    Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
    Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
    ​
Working...
X