Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Lezhe, ofrohet vend pune Agjent Shitje Lezhe

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Agjent Shitje Lezhe.
    Detyrat​
    Viziton rregullisht klientët ekzistues dhe të rinj (dyqane, markete, pika tregtare).
    Prezanton produktet ushqimore dhe informon klientët për çmimet, ofertat dhe produktet e reja.
    Merr porositë ditore dhe i përcjell ato në sistem sipas procedurave të kompanisë.
    Ndjek realizimin e porosive dhe garanton shpërndarjen në kohë të produkteve.
    Kujdeset për mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe zgjerimin e rrjetit të shitjeve.
    Monitoron aktivitetet e tregut, konkurrencën dhe tendencat e konsumatorëve.
    Raporton periodikisht tek menaxheri i shitjeve për ecurinë e punës dhe objektivat.
    Siguron që të gjitha produktet e ekspozuara tek klientët të jenë sipas standardeve të markës dhe kompanisë.
    Kualifikimet​
    Arsimi i mesëm ose i lartë.
    Përvojë pune si agjent shitje, preferohet në sektorin ushqimor ose FMCG.
    Njohuri mbi tregun lokal dhe pikat e shitjes me pakicë.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
    Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
    Patentë e vlefshme e kategorisë B dhe gatishmëri për udhëtime ditore.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X