Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Mjek/e Protezist/e

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Mjek/e Protezist/e.
    Detyrat​
    Vlerësimi i gjendjes orale të pacientëve dhe hartimi i planeve individuale të trajtimit protetik.
    Realizimi i trajtimeve protetike fikse, të lëvizshme dhe mbi implante.
    Marrja e masave dentare dhe përcaktimi i parametrave të nevojshëm për realizimin e punimeve protetike.
    Bashkëpunimi me laboratorin dentar për realizimin e punimeve me saktësi, funksionalitet dhe estetikë të lartë.
    Kontrolli i përshtatjes, okluzionit dhe përfundimit estetik të punimeve protetike.
    Ndjekja e pacientëve pas trajtimit dhe kryerja e kontrolleve periodike.
    Informimi i pacientëve mbi trajtimin, mirëmbajtjen e punimeve protetike dhe kujdesin oral.
    Respektimi i protokolleve të higjienës, sterilizimit dhe sigurisë klinike.
    Kualifikimet​
    Diplomë në Stomatologji dhe licencë aktive për ushtrimin e profesionit.
    Minimumi 5 vite eksperiencë në protetikën dentare.
    Eksperiencë në realizimin e punimeve protetike fikse, të lëvizshme dhe mbi implante.
    Njohuri mbi teknikat bashkëkohore të protetikës dentare dhe materialet e përdorura.
    Saktësi në punë dhe vëmendje ndaj detajeve funksionale dhe estetike.
    Aftësi të mira komunikimi me pacientët dhe bashkëpunimi me ekipin mjekësor dhe laboratorin dentar.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X