Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/e

    FOREVER CONSTRUCTION Sh.p.k., KOMPANI ME PROJEKTET ME PRESTIGJOZE NË TREG dhe lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në pozicionin:
    Arkitekt/e.
    Pozicioni i punës: Arkitekt/e
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Arkitekti është përgjegjës për përgatitjen, organizimin dhe përditësimin e dokumentacionit teknik të projektit, si dhe për hartimin dhe rishikimin e vizatimeve sipas nevojave të zbatimit. Ai/ajo bashkëpunon me ekipin e projektimit dhe zbatimit për të siguruar që dokumentacioni dhe informacioni teknik të jenë të saktë dhe të përditësuar gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
    Përgjegjësitë kryesore:
    •Mban marrëdhënie me klientët;
    •Mban komunikim të vazhdueshëm me kantierin e ndërtimit;
    •Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;
    •Komunikon me klientët, propozon zgjidhje arkitekturore dhe koordinon midis studios arkitekturore të klientit dhe ekipit të kantierit të ndërtimit;
    •Konsultohet me klientët për ndryshime të mundshme në projekt;
    •Pranon materialet e projektit nga studiot e klientëve nëse ato përputhen me kontratën e ndërtimit, planet, lejet e miratuara dhe rregulloret ligjore në lidhje me përdorimin dhe zhvillimin e tokës;
    •Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhshmëri me projektet e zhvilluara dhe herë pas here bën rregullime;
    •I mban klientët të informuar për progresin e punës në përputhje me grafikun;
    •Ndihmon në planifikimin e proceseve të punës arkitekturore bazuar në afatin kohor të përgjithshëm;
    •Viziton shpesh vendin e ndërtimit për t'u siguruar që plani po ndiqet në mënyrë korrekte;
    •Bashkëpunon me udhëheqësit e ekipit për punimet e përfundimit, duke punuar me inxhinierë, planifikues urbanë, vlerësues të kostos, kontraktorë dhe arkitektë të tjerë;
    •Projekton elementë të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të eprorit;
    •Dokumenton dhe ruan rregullisht të gjithë procesin e marrëdhënieve me klientët, nga blerja e njësisë deri në dorëzimin e saj, në përputhje me kontratën;
    •Përgatit raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
    •Përgatit raporte javore mbi progresin individual të punës;
    •Kryen detyra të tjera sipas kërkesave.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    •Diplomë në Arkitekturë;
    •Eksperiencë pune mbi 3 vjet si arkitekt;
    •Të ketë aftësi kreative dhe organizuese;
    •Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup;
    •Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
    •Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
    •Njohje e mirë e gjuhës angleze (njohja e gjuhes italiane eshte nje avantazh)
    Paga e kënaqshme në varësi të eksperiencës.
    Pas shqyrtimit, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    Personat e interesuar të kontaktojnë në:
    vangjel.lila [at] forevercon.al
    +355 69 602 4197
    Cel. : 0696024197
Working...
X