Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/e Projekti, 180.000 - 200.000All neto

    Për një nga bashkëpunëtorët tanë, kërkojmë një
    Arkitekt/e me eksperiencë
    , për t’iu bashkuar Departamentit të Projektimit dhe Zhvillimit.
    Nëse ke eksperiencë në projektimin e objekteve komplekse dhe polifunksionale dhe dëshiron të angazhohesh në projekte arkitekturore nga faza e projektimit deri në zbatimin e tyre, kjo mundësi mund të jetë për ty!
    Përgjegjësitë kryesore:
    Hartimi dhe koordinimi i projekteve arkitekturore.
    Integrimi i projekteve arkitekturore me ato konstruktive dhe MEP.
    Përgatitja e vizatimeve teknike, detajeve dhe dokumentacionit të projektit.
    Ndjekja e zbatimit të projektit në kantier dhe kontrolli i cilësisë.
    Koordinimi me departamentet e tjera dhe mbikëqyrja e punës së arkitektëve junior.
    Kriteret e kërkuara:
    Diplomë në Arkitekturë (Bachelor + Master).
    Minimumi 5 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani ndërtimi.
    Eksperiencë në projekte komplekse dhe polifunksionale.
    Njohuri shumë të mira në AutoCAD dhe programe grafike, si dhe njohuri në Revit.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
    Aftësi të mira komunikimi, koordinimi dhe pune në grup.
    Paga:
    180.000 – 200.000 ALL
    Vendndodhja:
    Rruga e Kosovarve
    Orari:
    E hënë – e premte
    Je i/e interesuar?
    Dërgo CV-në tënde dhe bëhu pjesë e projekteve që marrin formë përmes vizionit dhe kreativitetit tënd,
    megi.azizaj [at] ktc.al
    Cel. : 069 709 3131
Working...
X