Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohen vende pune

    E NJEH ZANATIN? TE ICONIC HOME, AFTËSIA JOTE VLERËSOHET.
    TIRANË | VENDE TË LIRA PUNE
    Paga nga 100,000 deri në 220,000 ALL/muaj, sipas pozicionit.
    ICONIC HOME
    zgjeron ekipin e prodhimit dhe montimit. Kërkojmë profesionistë që punojnë me saktësi, marrin përgjegjësi dhe duan të realizojnë mobilie e arredime të cilësisë së lartë për projekte në Shqipëri, Europë dhe USA.
    PO KËRKOJMË:
    INXHINIER / USTA DRURI ME AFTËSI DREJTUESE
    Paga: 220,000 ALL/muaj
    Kërkojmë eksperiencë të gjatë në prodhimin e mobilieve, aftësi për të lexuar e zbatuar projekte teknike dhe për të organizuar në mënyrë të pavarur punën dhe ekipin.
    Nevojiten njohuri të thelluara për drurin, MDF-në, HDF-në, kompensatën dhe ndërthurjen e tyre me metalin, mermerin e materialet e tjera të arredimit, përfshirë prodhimin e dyerve të cilësisë së lartë.
    USTA / MONTUES MOBILIESH
    Paga: 120,000–150,000 ALL/muaj
    Kërkojmë eksperiencë në realizimin dhe montimin e mobilieve sipas skicave e planeve të përgatitura. Saktësia, kujdesi për detajet dhe korrektësia në ambientet e klientëve janë thelbësore.
    Kërkohet leje drejtimi.
    SALDATOR
    Paga fillestare: 100,000 ALL/muaj
    Kërkojmë eksperiencë në punimin dhe saldimin e hekurit dhe inoksit, zbatim të skicave teknike dhe montim të elementeve metalike të arredimit. Vlerësojmë përfundimet e pastra dhe bashkëpunimin në ekip.
    BOJAXHI MOBILIESH
    Paga: 170,000 ALL/muaj
    Kërkojmë eksperiencë në përgatitjen e sipërfaqeve, përgatitjen dhe aplikimin e bojës, si dhe përdorimin e pajisjeve përkatëse. Kërkohet dorë e kujdesshme dhe standard i lartë në përfundime.
    ORARI DHE KUSHTET
    E hënë–e shtunë,
    08:00–16:30
    🍽 Pushimi i drekës:
    12:00–12:30
    Orët shtesë paguhen.
    Ato kryhen vetëm për projekte të veçanta ose raste të jashtëzakonshme.
    Pushimet zyrtare dhe leja vjetore sipas legjislacionit në fuqi. Leja vjetore planifikohet me njoftim të paktën një muaj përpara.
    Udhëtime pune në Europë: 150 €/ditë bruto, me të gjitha shpenzimet të mbuluara nga kompania.
    SI TË APLIKOSH
    Dërgo
    CV-në ose një përshkrim të shkurtër të eksperiencës
    , pozicionin për të cilin aplikon dhe numrin e telefonit. Nëse ke fotografi të punëve të realizuara, bashkëngjiti.

    iconic.home.eu [at] gmail.com

    +355 69 204 9477
    Këto pozicione kërkojnë eksperiencë praktike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
    Ke zanat dhe kërkon një ekip ku të japësh më të mirën? Apliko te ICONIC HOME.
    Njeh dikë që i përshtatet këtyre pozicioneve? Dërgoja këtë njoftim.
Working...
X