Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtues Teknik, 250.000 - 300.000All neto (plus bonuse)

    Qëllimi i pozicionit
    Drejtuesi Teknik ka përgjegjësi për drejtimin, kontrollin dhe garantimin e pjesës teknike të projektit. Ai siguron që projekti të zbatohet sipas dokumentacionit teknik, standardeve të cilësisë, kushteve të lejes, normave të ndërtimit, specifikimeve teknike dhe objektivave të kompanisë.
    Roli i tij është të garantojë që çdo vendimmarrje teknike të jetë profesionale, e argumentuar, e zbatueshme dhe në mbrojtje të cilësisë së projektit.
    Detyrat kryesore të Drejtuesit Teknik:
    Të garantojë realizimin e Projektit në përputhje me grafikun e punimeve.
    Të garantojë ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë në Projekt
    Të sigurojë optimizimin e kostove në zbatim
    Kualifikime të tjera:
    Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperiencë pune në industri të njëjtë me mbi 7 vite eksperience;
    Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
    Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
    Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
    Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
    Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
    Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)
    Të ketë punuar me FIDIC në kontrata të tjera, opsionale
    PAGA:
    250.000 - 300.000 All neto plus skeme bonusi
    Orari:
    E Hënë - E Premte: 07:30 ~ 16:00
    Pushimi i drekës: 30 min
    E Shtunë: Pushim i alternuar
    E Diel: Pushim
    Apliko:
    megi.azizaj [at] ktc.al
    ose 069 709 3131
Working...
X