Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Credins Bank kërkon të punësojë: SPORTELIST – ARKËTARE ZËVENDËSUESE DEGA BALLSH

    POZICION I LIRË PUNE
    Credins Bank kërkon të punësojë: SPORTELIST – ARKËTARE ZËVENDËSUESE DEGA BALLSH
    Funksionet dhe përgjegjësitë:
    Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat
    dhe rregulloret e arkës
    Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.
    Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.
    Mirëmbajtje e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët si mandat arketime, mandate pagesa, ceqe, libreza etj.
    Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.
    Kriteret e nevojshme:
    Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
    Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në
    pozicionin e ARKËTARES
    .
    Motivim dhe dëshirë për t'ju bashkuar ekipit tonë.
    Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
    Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
    Të ketë njohuri të (mira të paketës MS Office apo programeve informatike).
    Të jetë orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për të punuar me orare feksibël.
    Çfarë ofrojmë ne:
    Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
    Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
    Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
    Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj
    Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
    Link:
    rekrutime [at] bankacredins.com
    .
    Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
    Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 15.10.2026
    *Shënim – Politika e Privatesise
    Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Working...
X