Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Konsulente Shitjesh

    Pozicion Vakant –
    Konsulente Shitjeje në Show Room
    Kompania
    Brunes sh.p.k.
    , një nga kompanitë lider në fushën e mobilimit, hidrosanitareve dhe pllakave, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kërkon të punësojë një
    Konsulente Shitjeje në Show Room
    .
    Ky pozicion është i përshtatshëm për persona komunikues dhe të orientuar drejt klientit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në përmirësimin e përvojës së klientëve dhe në rritjen e shitjeve përmes këshillimit profesional dhe prezantimit të produkteve.
    Përgjegjësitë kryesore
    • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë në ambientet e show room-it
    • Këshillimi profesional i klientëve sipas nevojave dhe preferencave të tyre
    • Ndjekja e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në finalizimin e blerjes
    • Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve pozitive dhe afatgjata me klientët
    • Organizimi dhe mirëmbajtja e ambienteve të ekspozimit për të siguruar një prezantim sa më tërheqës të produkteve
    • Bashkëpunimi me ekipin për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientëve
    Kualifikimet e kërkuara
    • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
    • Orientim drejt shërbimit ndaj klientit dhe rezultateve
    • Aftësi për të punuar në ekip
    • Përvojë e mëparshme në shitje përbën avantazh
    Vendndodhja: Show Room Brunes
    Transport i përfshirë
    Page konkuruese + Bonuse Mujore
    Mund te aplikoni duke
    Dërguar CV në adresën
    hr [at] brunes.al
    Dërguar CV në WhatsApp në numrin
    0697070978.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X