Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Gjeoteknik/Drejtues Teknik

    2 N sh.p.k
    është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik te Ndertimit, në pozicionin:
    Inxhinier Gjeoteknik / Drejtues Teknik
    Detyrat dhe përgjegjësitë:​
    Të ushtrojë funksionin e
    Drejtuesit Teknik
    të shoqërisë, në përputhje me legjislacionin dhe kërkesat përkatëse për licencimin e shoqërive të ndërtimit;
    Mbikëqyrja dhe koordinimi teknik i punimeve në kantier;
    Përgjegjësia për zbatimin korrekt të projekteve, specifikimeve teknike dhe standardeve të ndërtimit;
    Hartimi, kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit teknik të punimeve;
    Analizimi i kushteve gjeoteknike të terrenit dhe interpretimi i studimeve gjeoteknike;
    Bashkëpunimi me projektuesit, inxhinierët e tjerë, drejtuesit e kantierit dhe stafin teknik;
    Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe proceseve të punës;
    Ndjekja e zbatimit të punimeve në përputhje me projektin dhe kërkesat teknike;
    Evidentimi dhe zgjidhja e problematikave teknike që mund të lindin gjatë zbatimit të punimeve;
    Përgatitja dhe administrimi i raporteve, procesverbaleve dhe dokumentacionit teknik;
    Sigurimi i respektimit të kërkesave për
    sigurinë dhe shëndetin në punë
    në aspektin teknik.
    Kriteret e kërkuara:​
    Diplomë universitare në
    Inxhinieri Gjeoteknike.
    Eksperiencë pune në fushën e ndërtimit, infrastrukturës dhe/ose punimeve gjeoteknike;
    Eksperienca e mëparshme si
    Drejtues Teknik
    përbën avantazh;
    Të jetë i pajisur me dokumentacionin/licencimin profesional të nevojshëm për ushtrimin e funksionit të Drejtuesit Teknik, sipas kërkesave ligjore;
    Njohuri të mira të legjislacionit dhe standardeve teknike në fushën e ndërtimit;
    Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe menaxhuese;
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
    Përfitimet:
    1.Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht; 2.Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    3.Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    4.Paga konkuruese në treg;
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën
    :

    hr.2nshpk [at] gmail.com

    ose ne nr.Cel:
    +355 68 85 13 500
    (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit)
    *Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
    Cel. : +355 68 85 13 500
Working...
X