Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Konkurs për pozicionin Avokat/e

    Studio Ligjore Klinaku & Associates, me seli në Tiranë, shpall konkursin për pozicionin Avokat/e.
    Ne po kërkojmë një bashkëpunëtor/e ambicioz/e dhe profesionist/e për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në rritje.
    Detyrat kryesore:
    1.Përfaqësimi i klientëve në procese gjyqësore (Civile, Tregtare, Administrative).
    2.Hartimi i akteve procedurale, kontratave dhe kerkesave ligjore.
    3.Ofrues i konsulencës juridike strategjike për klientët e studios.
    Kriteret e kërkuara:
    Të zotërojë titullin Avokat (licencë aktive nga DHKA).
    Eksperiencë pune e mëparshme në studio ligjore ose sektorin e drejtësisë.
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar).
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, integritet dhe etikë e lartë pune.
    Çfarë ofrojmë:
    Një mjedis pune dinamik dhe mundësi për rritje profesionale.
    Pjesëmarrje në çështje ligjore komplekse dhe sfiduese.
    Si të aplikoni?
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një Letër Motivimi në adresën tonë elektronike:
    [email protected]
Working...
X