Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tiranë | Client Relationship & Sales Consultant | Remote

    Tiranë | Client Relationship & Sales Consultant
    Full-Time | 100% Remote​
    Albanian Dating
    është një agjenci ndërkombëtare dhe ekskluzive njohjesh, që ndihmon beqarët të krijojnë lidhje të qëndrueshme përmes një shërbimi profesional, të personalizuar dhe diskret.
    Për zgjerimin e ekipit tonë, kërkojmë një
    Client Relationship & Sales Consultant
    për të komunikuar me klientë ndërkombëtarë, për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t'i udhëhequr gjatë procesit të zgjedhjes së shërbimit.
    Ky është një
    pozicion full-time dhe kërkon angazhim të qëndrueshëm
    .
    DETYRAT​
    Komunikimi me klientë ndërkombëtarë përmes
    WhatsApp Business
    Kontaktimi dhe ndjekja e personave që kanë shfaqur interes për shërbimet tona
    Kuptimi i nevojave, pritshmërive dhe situatës së klientit
    Prezantimi profesional i shërbimeve dhe paketave të agjencisë
    Ndjekja e klientit gjatë procesit deri në vendimmarrje dhe pagesë
    Kryerja e follow-up me klientët potencialë
    Mbajtja e komunikimit profesional dhe të rregullt me klientët
    Përditësimi i të dhënave dhe statusit të klientëve në
    Google Sheets / Excel
    Mbajtja e shënimeve për çdo klient dhe komunikim
    Bashkëpunimi i vazhdueshëm me administratorin dhe pjesën tjetër të ekipit
    ORARI DHE ANGAZHIMI​
    Full-time, 7–8 orë në ditë
    Punë
    100% remote nga shtëpia
    Kërkohet disponueshmëri dhe përkushtim gjatë orarit të punës
    Nuk është pozicion part-time apo punë dytësore
    Kërkohet komunikim i vazhdueshëm dhe përgjigje e shpejtë me ekipin gjatë orarit të punës
    ÇFARË OFROJMË​
    Pagë fikse fillestare: €500/muaj
    Bonus mujor bazuar në performancë dhe rezultatet
    Trajnim për shërbimet, procesin e punës dhe komunikimin me klientët
    Mbështetje dhe komunikim të vazhdueshëm me ekipin
    Mundësi për rritje të të ardhurave bazuar në performancë
    Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanisë
    OBJEKTIVI MINIMAL I PUNËS​
    Pozicioni përfshin një objektiv minimal mujor:
    Të paktën 1 kontratë të paguar në muaj
    Ky është një kriter bazë i pozicionit dhe kërkohet që punonjësja të jetë në gjendje të arrijë të paktën këtë rezultat gjatë një muaji të plotë pune.
    Përtej objektivit minimal, performanca më e lartë shpërblehet përmes
    bonusit mujor
    .
    KËRKESAT​
    Disponibilitet i plotë për punë
    7–8 orë në ditë
    Kompjuter personal dhe internet i qëndrueshëm
    Headset me mikrofon dhe ambient i përshtatshëm për punë
    Njohuri shumë të mira të
    gjuhës angleze
    , me aftësi për të komunikuar me klientë ndërkombëtarë
    Komunikim shumë i mirë në shqip, me shkrim dhe me gojë
    Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh me klientët
    Aftësi për të zhvilluar biseda shitjeje në mënyrë profesionale
    Orientim drejt rezultateve dhe objektivave
    Aftësi organizative dhe përgjegjshmëri
    Njohuri bazë në Google Sheets / Excel
    Eksperienca në shitje, customer service, call center ose komunikim me klientët përbën avantazh
    PROFILI QË KËRKOJMË​
    Kërkojmë një person
    serioz, të organizuar, të komunikueshëm dhe të përgjegjshëm
    , që ndihet rehat duke komunikuar me klientë ndërkombëtarë dhe ka motivim për të punuar me objektiva.
    Nuk kërkojmë thjesht dikë që dëshiron të punojë nga shtëpia. Kërkojmë një person që është i gatshëm të angazhohet
    full-time dhe në mënyrë të qëndrueshme
    , të ndjekë klientët, të mbajë përgjegjësi për komunikimin dhe të kontribuojë në rezultatet e ekipit.
    SI TË APLIKONI​
    Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, dërgoni:
    1. CV-në tuaj
    2. Një përgjigje të shkurtër për këto pyetje:
    A jeni të disponueshme për punë full-time, 7–8 orë në ditë?
    A keni eksperiencë në shitje, customer service ose komunikim me klientët?
    Cila është paga juaj e pritshme mujore?
    Sa të sigurt ndiheni në komunikimin në anglisht me klientë ndërkombëtarë?
    3. Një video të shkurtër 1–2 minuta në anglisht
    , ku të prezantoheni dhe të tregoni shkurtimisht eksperiencën tuaj të punës.
    Videoja mund të realizohet thjesht me telefon dhe nuk kërkohet montim apo prezantim profesional.
    Pas shqyrtimit të aplikimit, kandidatët që përputhen me kërkesat do të kontaktohen për hapin tjetër të procesit.
    Email për aplikim:

    [email protected]
    Afati i aplikimit: 30 Shtator 2026
    Albanian Dating – Ku takohen vlerat tradicionale me dashurinë moderne.
Working...
X