Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Odontoteknik / Teknik Dentar

    E2 Partners Group Albania,
    në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin
    Odontoteknik / Teknik Dentar.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Përgatitja dhe realizimi i punimeve dentare sipas udhëzimeve të stomatologut;
    Punimi i kurorave, urave, fasetave dhe protezave dentare;
    Përpunimi dhe përshtatja e punimeve protetike;
    Bashkëpunimi me stomatologët për realizimin e punimeve sipas nevojave të pacientit;
    Kontrolli i cilësisë dhe përfundimit të punimeve;
    Përdorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe materialeve të laboratorit;
    Respektimi i standardeve të higjienës dhe organizimit të punës.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Diplomë/certifikim në Teknikë Dentare/Odontoteknikë;
    Eksperiencë pune në laborator dentar përbën avantazh;
    Njohuri praktike në punimet protetike;
    Përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve;
    Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip;
    Njohuri në teknologjitë CAD/CAM përbëjnë avantazh.
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:

    [email protected]

    ose të na kontaktoni në numrin e telefonit
    +355 69 705 0551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Working...
X