Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Menaxher Finance Grupi

    Përshkrimi​
    Drejtori Financiar është përgjegjës për drejtimin, planifikimin dhe kontrollin e aktiviteteve financiare të kompanisë, me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë financiare, përputhshmërisë ligjore dhe fiskale, menaxhimit efektiv të burimeve financiare, si dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike për arritjen e objektivave të biznesit.
    Detyrat​
    Mbikëqyrja e kontrollit financiar, procedurave dhe transaksioneve financiare.
    Menaxhimi dhe drejtimi i departamentit të Financës dhe Kontabilitetit.
    Bashkëpunimi me audituesit dhe përgatitja e pasqyrave financiare e raporteve fiskale.
    Përgatitja dhe mbikëqyrja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
    Menaxhimi i buxhetimit, planifikimit financiar, parashikimeve dhe Cash-Flow.
    Sigurimi i përputhshmërisë ligjore, menaxhimi i risqeve dhe marrëdhënieve me institucionet/palët e interesit.
    Zhvillimi i procedurave dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm, trajnimi dhe vlerësimi i stafit financiar.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 8 vite eksperiencë, nga të cilat 5 vite në pozicione drejtuese.
    Njohuri të avancuara të legjislacionit fiskal, kontabilitetit, auditimit dhe kontrollit financiar.
    Njohuri të avancuara në Navision/Business Central, Finance 5, e-Filing dhe Microsoft Excel.
    Aftësi të forta analitike, numerike, organizative dhe strategjike.
    Aftësi drejtuese, komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të ekipeve.
    Integritet, përgjegjshmëri, konfidencialitet dhe orientim drejt rezultateve.
    Shënime​
    Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën:

    [email protected]
    ose kontaktoni në
    numrin +355688030934
    Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!
Working...
X