Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Koordinator Operacional Shitje

    Përshkrimi​
    Koordinator Operacional Shitje është përgjegjëse për administrimin e porosive të klientëve të departamentit Horeca. Përpunimin e faturave, prezantimin e produkteve dhe komunikimin e vazhdueshëm me klientët. Ky pozicion është pjesë aktive e ekipit të shitjes , mban kontakt te ngushtë me klientët ekzistues dhe ata potencialë dhe informon menaxherët e shitjes mbi ecurinë e klientëve dhe mundësitë për porosi të reja.
    Detyrat​
    Pranon dhe regjistron porositë e klientëve në sistem.
    Kontrollon produktet, sasitë, çmimet dhe të dhënat e klientëve.
    Përgatit faturat dhe dokumentacionin e shitjeve.
    Ndjek porositë deri në dorëzimin përfundimtar.
    Komunikon me klientët për porositë, produktet, çmimet dhe ofertat.
    Menaxhon kërkesat dhe ankesat e klientëve, duke ndjekur zgjidhjen e tyre.
    Monitoron stokun, porositë dhe aktivitetin e klientëve.
    Përgatit raporte mbi shitjet dhe klientët.
    Ndjek detyrimet e klientëve në bashkëpunim me Financën.
    Bashkëpunon me Magazinën, Logjistikën, Financën, Blerjet dhe Brand Manager-at.
    Mban të përditësuara të dhënat dhe dokumentacionin e klientëve.
    Respekton konfidencialitetin e informacionit dhe kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të drejtuesit.
    Kualifikimet​
    Arsim i lartë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
    Përvojë e mëparshme në shitje, ose marrëdhënie me klientët – avantazh.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
    Aftësi për të punuar me fatura, porosi dhe dokumentacion.
    Njohuri bazë kompjuterike (MS Excel, email, sisteme ERP).
    Aftësi organizative, korrektësi dhe kujdes ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me menaxherët e shitjes.
    Shënime​
    Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën:

    [email protected]
    ose kontaktoni në numrin
    +355688030934
    Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!
Working...
X