Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Team Leader - Call Center

    E2 Partner Group Albania
    , në emër të klientit të saj, një klinikë dentare, është duke rekrutuar kandidatë për pozicionin
    Team Leader – Call Center
    .
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    ​
    Koordinimi dhe mbikëqyrja e aktivitetit të përditshëm të ekipit të Call Center-it;
    Organizimi dhe shpërndarja e detyrave ndërmjet operatorëve, në përputhje me prioritetet dhe nevojat e punës;
    Monitorimi i performancës së operatorëve dhe ndjekja e realizimit të objektivave dhe targeteve të përcaktuara;
    Monitorimi i cilësisë së komunikimit me pacientët dhe respektimit të standardeve të shërbimit;
    Mbështetja dhe orientimi i operatorëve gjatë komunikimit me pacientët dhe menaxhimit të situatave të ndryshme;
    Sigurimi i koordinimit efektiv ndërmjet Call Center-it dhe stafit të klinikës, veçanërisht lidhur me rezervimet dhe menaxhimin e takimeve të pacientëve;
    Ndjekja e rezervimeve, konfirmimeve, anulimeve dhe rikthimit të pacientëve;
    Monitorimi i telefonatave dhe dhënia e feedback-ut për përmirësimin e performancës së operatorëve;
    Identifikimi i problematikave të përsëritura gjatë komunikimit me pacientët dhe propozimi i zgjidhjeve;
    Trajnimi dhe orientimi i punonjësve të rinj, si dhe mbështetja e tyre gjatë periudhës së përshtatjes;
    Përgatitja dhe raportimi periodik i rezultateve dhe treguesve të performancës pranë menaxhimit;
    Mbështetja e menaxhimit në përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit të Call Center-it;
    Menaxhimi dhe zgjidhja e situatave të vështira apo ankesave të pacientëve, kur kërkohet ndërhyrja e Team Leader-it;
    Garantimi i një klime profesionale, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt rezultateve.
    Kërkesat:
    ​
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione Team Leader, Supervisor, Call Center Coordinator ose role të ngjashme;
    Eksperiencë në Call Center, Customer Service ose në role që përfshijnë komunikim të drejtpërdrejtë me klientët/pacientët;
    Aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe menaxhimi të ekipit;
    Aftësi për të deleguar detyra dhe për të monitoruar performancën e operatorëve;
    Aftësi për të menaxhuar situata të vështira dhe për të zgjidhur problematika;
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe prioritete në të njëjtën kohë;
    Aftësi për të motivuar, orientuar dhe mbështetur anëtarët e ekipit;
    Aftësi të mira analitike dhe orientim drejt rezultateve dhe targeteve;
    Njohuri të mira të programeve Microsoft Office;
    Njohja e gjuhës italiane;
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:
    [email protected]
    ose të na kontaktoni në numrin e telefonit
    +355 69 705 0551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Working...
X