Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Shitje Horeca

    Përshkrimi​
    A.M.G sh.p.k
    e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së
    produkteve ushqimore të ngrira
    si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
    Kompania kërkon Menaxher Shitje Horeca
    Ky pozicion ka përgjegjësinë kryesore për drejtimin, organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit të shitjeve në sektorin HORECA (Hotel, Restorant, Kafe), me fokus në arritjen e objektivave, rritjen e të ardhurave dhe menaxhimin efektiv të ekipit të shitjeve. Menaxheri i Departamentit HORECA është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e planeve mujore të shitjeve, monitorimin e realizimit të objektivave, analizimin e performancës së klientëve dhe produkteve, si dhe identifikimin e mundësive të reja për zhvillimin e biznesit. Ai mbikëqyr aktivitetin e agjentëve, supervizorëve dhe koordinatorëve të shitjeve, duke siguruar që proceset operative të realizohen në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë.
    Detyrat​
    Njohje e mire e produktev të kompanisë, prezantimi në treg;
    Sigurohet të ketë informacion të vazhdueshëm mbi produktet dhe cmimet e konkurences;
    Pjesë aktive e diskutimeve në vendosjen e cmimeve;
    Ndjek procesin e shitjeve të produkteve dhe nderhyn në kohë për të evituar problematikat e ndryshme gjatë proçesit;
    Analizon dhe ndërton raporte të ecurisë së produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje për të permiresuar rezultatet;
    Perzgjedh dhe pergatit produktet per promocion sipas rastit;
    Eshte ne kontakt te vazhdueshem me drejtorin e blerjeve , mban nen kontroll stokun e kategorise dhe ndjek statusin e porosise;
    Ndjek projekte te caktuara ne bashkepunim me departamentin e shitjeve;
    Mbikëqyr të gjitha aspektet e promovimit, imazhit etj për produktet ne fokus;
    Përpilimi i raporteve, javore mujore per planin e veprimtarisë dhe raportim periodik i tyre te Menaxheri i shitjeve, Ceo;
    Fokusimi tek rritja e shitjeve të shoqërisë;
    Realizimi i targeve dhe investigimi mbi hendeqet e identifikuara;
    Monitorim dhe rishikim i raporteve periodike në ndarjen sipas klienteve; produkteve dhe sipas realizueshmërisë së tyre dhe raportim ndaj administratori;
    Sugjerimi per gjurmimin e klientëve potenacialë per departamentin Shitjes ndaj struktures se shitjes dhe administratorit;
    Monitorimi i procesit te rregjistrimit te porosive në bazat e të dhënave të brendshme;
    Negocimi i kushteve të marrëveshjeve me klientet me miratim te administratori;
    Menaxhim i likuiditetit te klienteve ne koordinim me departamentin e shitjeve;
    Autorizimi i skontove ne baze te limiteve te autoritetit te caktuar nga administratori;
    Ndjekja e detyrave caktuar supervizoreve te shitjeve dhe koordinatoreve te shitjeve te departamentit (per keta te fundit ne bashkepunim me kryekordinatorin);
    Identifikimi i nevojave per trajnim per strukturen e shitjeve sipas pozicioneve perkatese;
    Gjenerimi i raporteve nga takimet me kliente në terren, per vlersimin e stafit duke nxjerr në pah pikat e forta dhe të dobëta për gjithesecilin prej tyre;
    Pjesemarres per trajnimin e stafit dhe procesin onboarding.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 10 vite eksperiencë në shitje, nga të cilat të paktën 5 vite në pozicion drejtues.
    Eksperienca në sektorin HORECA, distribucion, produkte ushqimore ose FMCG përbën avantazh të rëndësishëm.
    Eksperiencë në hartimin dhe monitorimin e planeve, buxheteve dhe targeteve të shitjes.
    Aftësi për të drejtuar, organizuar, motivuar dhe vlerësuar ekipe shitjeje.
    Aftësi të forta në negocimin e marrëveshjeve, çmimeve, skontove dhe kushteve tregtare.
    Njohuri mbi menaxhimin e klientëve strategjikë, arkëtimeve dhe riskut financiar të klientëve.
    Aftësi të mira analitike për vlerësimin e shitjeve sipas klientëve, produkteve, zonave dhe punonjësve.
    Aftësi për të formalizuar procese, procedura dhe raporte në formë të shkruar.
    Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe në përdorimin e sistemeve ERP, CRM ose programeve të shitjes.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi, vendimmarrjeje dhe zgjidhjeje problemesh.
    Patentë drejtimi e vlefshme dhe gatishmëri për vizita të shpeshta në terren.
    Njohuri të gjuhës angleze në nivel të mirë.
    Integritet, përgjegjshmëri, konfidencialitet dhe orientim i fortë drejt rezultateve.
    Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën:

    [email protected]
    ose kontaktoni në
    numrin +355688030934
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X