Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet te punesohet SPECIALIST MONTIM–ÇMONTIM SKELASH

    Kompania
    “SALILLARI Sh.p.k”,
    Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    shpall pozicion të lirë pune
    SPECIALIST MONTIM–ÇMONTIM SKELASH.
    PËRGJEGJËSITË:
    Specialisti i Montim–Çmontimit të Skelave është përgjegjës për
    montimin, çmontimin, përshtatjen dhe kontrollin e skelave
    që përdoren gjatë realizimit të punimeve të ndërtimit, duke respektuar kërkesat teknike, procedurat e punës dhe rregullat e sigurisë për punën në lartësi.
    Pozicioni kërkon kujdes të veçantë në garantimin e
    qëndrueshmërisë, sigurisë dhe funksionalitetit të skelave
    , përpara dhe gjatë përdorimit të tyre nga punonjësit
    DETYRAT KRYESORE:
    Kryen montimin dhe çmontimin e skelave sipas kërkesave të projektit dhe kushteve konkrete të kantierit.
    Përgatit dhe sistemon elementët përbërës të skelës përpara fillimit të montimit.
    Kontrollon gjendjen fizike të elementëve të skelave dhe evidenton pjesët e dëmtuara, të deformuara ose të papërshtatshme për përdorim.
    Siguron nivelimin, stabilizimin dhe fiksimin korrekt të skelës.
    Monton platformat e punës, parmakët mbrojtës, bordurat, shkallët dhe elementët e tjerë të nevojshëm për akses dhe mbrojtje.
    Kryen ankorimin dhe përforcimin e skelave sipas kërkesave teknike.
    Respekton radhën dhe metodologjinë e përcaktuar për montimin dhe çmontimin e skelave.
    Merr masa që gjatë çmontimit elementët të ulen dhe sistemohen në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
    Bashkëpunon me drejtuesin teknik, përgjegjësin e kantierit dhe personelin HSE për zbatimin e kërkesave të sigurisë.
    Njofton menjëherë përgjegjësin për çdo problem që mund të ndikojë në stabilitetin ose sigurinë e skelës.
    Nuk lejon përdorimin e elementëve të dëmtuar ose të papërshtatshëm.
    Sistemon dhe mirëmban materialet dhe pajisjet e skelave pas çmontimit.
    Kryen detyra të tjera që lidhen drejtpërdrejt me funksionin, sipas organizimit të punimeve në kantier.
    KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
    Eksperiencë e mëparshme në
    montim dhe çmontim skelash
    , preferohet në sektorin e ndërtimit.
    Njohuri praktike mbi komponentët, mënyrën e montimit, ankorimit dhe çmontimit të sistemeve të skelave.
    Aftësi për të punuar në lartësi dhe në kushtet e një kantieri ndërtimi.
    Njohuri mbi rregullat bazë të sigurisë dhe shëndetit në punë.
    Aftësi për përdorimin korrekt të pajisjeve dhe mjeteve të punës.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë në punë.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të zbatuar udhëzimet e eprorit.
    Trajnimet ose certifikimet profesionale për montim–çmontim skelash dhe punë në lartësi përbëjnë avantazh.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.
Working...
X