Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Teknik zëri (transmetimi)

    PËRSHKRIM POZICIONI
    Titulli:
    Teknik zëri (transmetimi)
    Departamenti:
    Teknik
    I raporton:
    Supervizorit të Departamentit
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
    • Kujdeset për konfigurimin, kontrollin dhe funksionimin e pajisjeve audio gjatë transmetimeve live, eventeve dhe ndeshjeve sportive.
    • Monitoron cilësinë e audios gjatë transmetimit dhe ndërhyn në kohë në rast problematikash teknike.
    • Kryen miksimin, balancimin dhe rregullimin e niveleve të audios, sipas kërkesave të transmetimit.
    • Siguron që zëri i komentatorëve, moderatorëve, lidhjeve direkte, materialeve dhe burimeve të tjera audio të transmetohet qartë dhe pa ndërprerje.
    • Bashkëpunon me ekipin e transmetimit, regjinë, teknikët dhe strukturat përkatëse për mbarëvajtjen teknike të transmetimit.
    • Kontrollon pajisjet audio para, gjatë dhe pas transmetimit, duke evidentuar çdo problematikë të konstatuar.
    • Raporton menjëherë te eprori direkt për çdo defekt, ndërprerje apo problem teknik që ndikon në cilësinë e audios.
    • Kujdeset për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve audio që i vihen në dispozicion.
    Eksperiencë profesionale:
    Preferohet me ekperiencë në fushën e transmetimit në televizion
    Aftësi të tjera personale:
    · I komunikueshëm dhe i sjellshëm;
    · Njohuri të programeve bazë të kompjuterit;
    · I aftë për të punuar në skuadër;
    · I aftë për të punuar shpejtë dhe me saktësi.
    Të gjitha CV- të tuaja mund t’i dërgoni në adresën
    [email protected]
    .
    Vetëm kantidatët e selektuar në listë sipas kritereve të kërkuara, do të kontaktohen.
Working...
X