Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Drejtor Kantieri

    HR Studio
    po kërkon një
    Drejtor Kantieri
    , me eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim të projekteve të ndërtimit. Pozicioni kërkon një profil teknik dhe menaxherial, i aftë të drejtojë kantierin nga faza e analizës së projektit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar të punimeve.
    Detyrat dhe përgjegjësitë​
    Drejtimi dhe menaxhimi i përgjithshëm teknik dhe operacional i kantierit.
    Shqyrtimi, koordinimi dhe ndjekja e
    projekteve teknike dhe ekzekutive
    .
    Përfshirja në procesin e projektimit dhe dhënia e zgjidhjeve teknike sipas kushteve reale të kantierit.
    Planifikimi dhe organizimi i fazave të punimeve sipas projektit dhe afateve të përcaktuara.
    Koordinimi i inxhinierëve, teknikëve, brigadave të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
    Kontrolli i zbatimit të projektit dhe verifikimi i përputhshmërisë së punimeve me specifikimet teknike.
    Monitorimi i cilësisë së punimeve, materialeve dhe standardeve të ndërtimit.
    Hartimi dhe ndjekja e grafikut të punimeve dhe respektimi i afateve të projektit.
    Evidentimi i problematikave teknike gjatë zbatimit dhe propozimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
    Kontrolli dhe optimizimi i përdorimit të materialeve, pajisjeve dhe burimeve njerëzore në kantier.
    Bashkëpunimi me projektues, arkitektë, inxhinierë, investitorë dhe palë të tjera të përfshira në projekt.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë fizike dhe teknike të punimeve.
    Mbikëqyrja e respektimit të rregullave të
    sigurisë dhe shëndetit në punë
    .
    Kontrolli i dokumentacionit teknik të kantierit dhe koordinimi i procesit deri në përfundimin dhe dorëzimin e projektit.
    Kriteret​
    Diplomë universitare në
    Inxhinieri Elektrike/Ndertimi
    ose profil të ngjashëm.
    Eksperiencë e konsiderueshme në
    drejtimin e kantiereve dhe menaxhimin e projekteve të ndërtimit
    .
    Eksperiencë dhe njohuri të mira në
    projektim dhe zbatim
    .
    Aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
    Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe menaxhimit të projekteve.
    Aftësi të forta organizative, drejtuese dhe vendimmarrëse.
    Aftësi për menaxhimin e ekipeve dhe koordinimin e disa proceseve njëkohësisht.
    Orientim drejt cilësisë, afateve dhe zgjidhjes së problematikave në terren.
    Përgjegjshmëri dhe aftësi të mira komunikimi me ekipin, investitorët dhe bashkëpunëtorët.
    Orari i punës:
    E hënë – E shtunë, 07:00 – 16:00.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X