E2 Partners Group Albania,
në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin
Inxhinier Ndërtimi në Zbatim.
Inxhinieri i Ndërtimit në Zbatim do të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe koordinimin e punimeve në kantier, në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe afatet e përcaktuara.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Ndjekja dhe koordinimi i punimeve të ndërtimit në kantier, në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve dhe kontrolli i cilësisë së tyre;
Koordinimi i punës së ekipeve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve në kantier;
Verifikimi i materialeve dhe punimeve të realizuara, në përputhje me standardet dhe kërkesat teknike;
Leximi dhe interpretimi i projekteve, vizatimeve teknike dhe dokumentacionit të zbatimit;
Ndjekja e ecurisë së punimeve dhe respektimit të grafikut të punimeve;
Identifikimi dhe raportimi i problematikave teknike që mund të shfaqen gjatë zbatimit;
Bashkëpunimi me projektuesit, drejtuesin e projektit, supervizorin dhe palët e tjera të përfshira në projekt;
Përgatitja dhe administrimi i raporteve dhe dokumentacionit teknik të kantierit;
Monitorimi i përdorimit të materialeve dhe burimeve, duke kontribuar në optimizimin e kostove dhe kohës;
Sigurimi i zbatimit të rregullave dhe procedurave të sigurisë në kantier;
Ndjekja e ndryshimeve të projektit dhe dokumentimi i tyre;
Raportimi periodik mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat pranë drejtimit të kompanisë.
Kërkesat:
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
Eksperiencë e mëparshme në zbatim punimesh ndërtimi dhe/ose pozicione të ngjashme;
Njohuri të mira të proceseve dhe metodave të ndërtimit;
Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet dhe vizatimet teknike;
Njohuri të mira të programeve AutoCAD dhe Microsoft Office;
Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi dhe komunikimi;
Aftësi për të menaxhuar situata dhe problematika teknike në kantier;
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me profesionistë të ndryshëm;
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve;
Gatishmëri për të punuar në kantier dhe për të ndjekur dinamikën e punimeve.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:
[email protected]
ose të na kontaktoni në numrin e telefonit
+355 69 705 0551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.