Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist / Senior Specialist - Departamenti i Operacioneve të Kredive

    Specialist / Senior Specialist - Departamenti i Operacioneve të Kredive
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Kryen verifikimin e parë që gjithë dokumentacioni i nevojshëm para disbursimit të kredive për klientët individ të jetë plotësuar saktë, duke përfshirë por pa u kufizuar në: miratimin e kredisë, kontratat e nënshkruara të kredisë, regjistrimin bllokimit të kolateralit, policat e sigurimit dhe të gjitha kushtet paraprake, përpara se kontrata e kredisë të hapet në sistem.
    Siguron që marrëveshjet e kredisë përfshijnë termat dhe kushtet e miratuara siç janë përcaktuar në miratimin e kredisë dhe jep udhëzime për Degën lidhur me marrëveshjet e kredisë që do të nënshkruhen me klientin.
    Është përgjegjës për hedhjen në sistem të të gjitha kredive për klientët individ, qofshin ato të miratuara nën autoritetin e degës apo të Drejtorisë.
    Është përgjegjës për kryerjen në sistem të operacioneve të tjera që lidhen me kreditë: ndryshime të normës së interesit, ndryshime të palëve të përfshira në kredi, ndryshime të kolateralit etj., pas verifikimit të suksesshëm të miratimit përkatës dhe kontratave shtesë të nënshkruara.
    Kualifikimet
    Minimumi 2 vite përvojë në sektorin bankar, preferohet në BKT
    Përvoja e mëparshme me produkte kredie konsiderohet avantazh
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
    I/e përkushtuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar
    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më
    29.09.2026 ne linkun :

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Working...
X