Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Trade Marketing Specialist

    Trade Marketing Specialist​
    Roal Food, një lider me mbi 20 vite përvojë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, po kërkon një Trade Marketing Specialist energjik dhe të përkushtuar për t'u bashkuar me Departamentin tonë të Marketingut. Duke qenë pjesë e një kompanie që operon në të gjithë Shqipërinë, do të keni mundësinë të kontribuoni në zhvillimin dhe suksesin e markave të njohura ndërkombëtare në tregun tonë.
    Jeni të apasionuar pas marketingut dhe analizës strategjike? Ky rol ju ofron mundësinë për të zhvilluar aftësitë tuaja në menaxhimin dhe zhvillimin e markave, në një mjedis dinamik dhe inovator siç është industria FMCG (Distribucion Ushqimor). Bashkohuni me ekipin tonë për të ndihmuar në sjelljen inovative të produkteve ndërkombëtare në tregun shqiptar!
    Detyrat e Pozicionit
    Zbatimi i aktiviteteve në pikat e shitjes (POS):
    Organizimi i materialeve promocionale (posterë, display, shelf talkers) dhe sigurimi i vendosjes së produkteve sipas standardeve të kompanisë.
    Promocionet dhe fushatat në terren:
    Mbështetja e fushatave promocionale në dyqane, supermarkete dhe rrjete distribucioni; monitorimi i rezultateve dhe raportimi mbi efektivitetin e tyre.
    Marrëdhëniet me rrjetin e shitjes:
    Koordinimi me ekipin e shitjes për zbatimin e aktiviteteve të marketingut; mbledhja e feedback-ut nga shitësit dhe klientët.
    Analiza e tregut dhe konkurrencës:
    Vëzhgimi i aktiviteteve të konkurrencës në pikat e shitjes përmes vizitave në terren; raportimi mbi çmimet, promocionet dhe pozicionimin e markave konkurrente, si dhe ushtrimi i vazhdueshëm i kontrollit për implementimin e pozicionimeve sekondare dhe materialeve bazë të vendosura në terren.
    Menaxhimi i buxhetit të Trade Marketing:
    Ndihma në planifikimin dhe përdorimin e fondeve për aktivitete në terren; sigurimi që shpenzimet të jenë në përputhje me objektivat e shitjes për secilin brand të kompanisë, të ndara sipas tre periudhave katërmujore.
    Trajnimi dhe mbështetja e stafit të shitjes:
    Ofrimi i materialeve dhe udhëzimeve për ekipin e shitjes; organizimi i trajnimeve të shkurtra për promovimin e produkteve. Organizimi i takimeve Kick-Off për lançimin e kodeve ose brandeve të reja dhe transmetimi i informacionit në lidhje me produktet, brandin dhe potencialin e tyre, me qëllim informimin sa më të mirë të subjekteve përkatëse.
    Raportimi dhe transparenca:
    Përgatitja e raporteve mujore mbi aktivitetet e Trade Marketing dhe analiza e ROI (Return on Investment) për fushatat e realizuara, për t'u raportuar fabrikave dhe eprorëve.
    Krijimi i planogrameve:
    Sigurimi i standardeve të vendosjes së produkteve në raft për të maksimizuar dukshmërinë.
    Evente dhe degustime:
    Organizimi i aktiviteteve promovuese, si degustime produktesh dhe evente në pikat e shitjes.
    Koordinimi me marketingun digjital:
    Sigurimi që fushatat në terren të jenë të sinkronizuara me komunikimin online.
    Monitorimi i KPI-ve dhe i bazës materiale:
    Ndjekja e aktiviteteve në terren përmes treguesve fizikë dhe të sistemit, për t'u siguruar mbi ekzekutimin e fushatave mujore.
    Menaxhimi i skuadrës së Merchandiser-ëve:
    Trajnimi dhe mbikëqyrja e skuadrës së merchandiser-ëve në terren, duke ofruar mbështetje për përmirësimin e rezultateve dhe realizimin e objektivave të pozicionit të tyre.
    Kualifikimet
    Arsimimi:
    Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Eksperienca:
    1-3 vite përvojë në Marketing, Trade Marketing, Brand Management ose pozicione të ngjashme, me përvojë në FMCG si avantazh.
    Njohuri Teknike:
    Aftësi të forta në Microsoft Excel, PowerPoint, dhe Outlook me njohuri të avancuara të gjuhës angleze
    Cel. : +355 68 602 1526
Working...
X