Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes i Mirembajtes per impiantet ndihmese

    Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes i Mirembajtes per impiantet ndihmese




















    Dimension HR për një nga kompanitë më të mëdha në vend që prodhon dhe tregton pije freskuese jo-alkoolike po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant: Pergjegjes i Mirembajtes per impiantet ndihmese


    QELLIMI I PUNES:
    Përgjegjës për programimin, kordinimin dhe kryerjen e aktiviteteve te mirembajtjes parandaluese dhe asaj te menjehereshme ne menyre qe te sigurohet permiresimi i funksionimit te linjave te prodhimit dhe impianteve ndihmese, me fokus kryesor në impiantet ndihmëse. Mbikëqyr personelin e mirembajtjes gjate punes per te siguruar respektimin e rregullave te sigurimit teknik.


    Fushat kryesore dhe pergjegjesite:

    Programon në përputhje me Zyrën teknike dhe të prodhimit, ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme të kryera nga grupet e brendshme dhe të jashtme, duke përcaktuar prioritetet e ndërhyrjes per impantet ndihmese si kaldaia , gjeneratore , sistemet e kondicionimit , sistemet ftohese kompresore , sistemi i mbrojtjes nga zjarri , Depurator etj
    Menaxhon dhe koordinon nënkontraktorët gjate aktivitetit te tyre
    Kontrollon efikasitetin e impianteve ndihmese, duke analizuar difektet dhe axhornon programin e mirëmbajtjes.
    Propozon blerjet e të pjesëve të këmbimit, si dhe mbikeqyr menaxhimin e inventarit përkatës.
    Zbatimi i procedurave që synojnë arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm, siguri maksimale dhe optimizimin e burimeve (kohe dhe persona).
    Siguron funksionimin e duhur të punës ekipore duke inkurajuar pjesëmarrjen e punonjësve të saj për të arritur objektivat e vendosura.
    Kontrollon dhe aprovon raportin e nderhyrjeve te kryera nga stafi si dhe përpunon raportet periodike të monitorimit të mirëmbajtjes.
    Vlereson performancen e impianteve dhe propozon aksione permiresuese ose investime
    Ndihmon ne përgatitjen e vlerësimit të rrezikut (Identifikimi i rreziqeve, vlerësimi i riskut dhe marrja e masave për parandalimin e tyre në bashkëpunim me menaxherët e funksioneve)
    Të bashkepunojë me Menaxherin e Shendetit dhe Sigurise ne Pune që të marrë masat e nevojshme për të parandaluar zjarret dhe evakuimin e vendeve të punës, si dhe për cdo rrezik tjeter serioz dhe të menjëhershëm.
    Siguron regjistrimin me saktesi te dokumentazionit ne perputhje me procedurat ne fuqi
    Percakton marredheniet e punes me njesi ose departamente brenda kompanise dhe partnere ose kliente jashte Kompanise: Staff, klientet e jashtem

    Kerkesat e punes lidhur me Njohurite, Eksperiencen dhe Aftesite


    Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike /elektronike, Mekanike/Mekatronik
    Eksperience ne menaxhimin e prodhimit, mirembajtjes dhe sigurise teknike te personelit ose me
    shume vite pune.
    Aftesi shume te mira komunikimi.
    Aftesi te larta operacionale.
    Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.

    Aftësitë teknike:

    Njohuri të fortë dhe të kuptuarit e sigurisë procesit, sigurinë elektrike dhe GMP.
    Aftësi të shkëlqyera, njohuri dhe përvojë në kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese.
    Njohja e mirëmbajtjes, të kuptojnë skemat, vizatime Auto CAD dhe objekteve të blerjes.
    Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
    Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve software teknike.
    Aftësitë per identifikimin e difekteve te pajisje të mirëmbajtjes.

    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Pergjegjes i Mirembajtes per impiantet ndihmese»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.


    JU MIREPRESIM!

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

     




    Apply


    WhatsApp


















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X