Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tiranë – shef salle / kryekamarier

    TIRANË – SHEF SALLE / KRYEKAMARIER
    Punë me kohë të plotë | Kërkohet eksperiencë
    Një
    strukturë e njohur dhe e konsoliduar në sektorin Restorant à la carte dhe eventeve në zonën e Tiranës
    kërkon të punësojë:
    SHEF SALLE / KRYEKAMARIER
    Kërkojmë një profesionist me eksperiencë të provuar në drejtimin e shërbimit në restorante me aktivitet të lartë, i aftë të organizojë stafin dhe të garantojë një
    shërbim korrekt, të shpejtë dhe në standard të lartë
    .
    Aktiviteti përfshin
    shërbim A la carte dhe organizimin e eventeve të ndryshme gjatë gjithë vitit
    , ndaj pozicioni kërkon aftësi të mira organizative, komunikim dhe përballim të flukseve të larta të punës.
    Detyrat:
    Organizimi dhe drejtimi i punës së
    sherbimit
    ,
    kamarierëve dhe stafit të sallës
    .
    Ndarja e sektorëve, detyrave dhe turneve sipas ngarkesës së ditës.
    Mbikëqyrja e shërbimit dhe respektimi i standardeve të pritjes dhe komunikimit me klientët.
    Koordinimi i shërbimit gjatë
    eventeve, dhe ditëve me fluks të lartë
    .
    Bashkëpunimi i vazhdueshëm me kuzhinën, menaxhmentin dhe departamentet e tjera.
    Trajnimi dhe orientimi i stafit për mënyrën e shërbimit, sjelljen dhe paraqitjen profesionale.
    Menaxhimi me korrektësi dhe profesionalizëm i kërkesave apo problematikave të klientëve.
    Kontrolli i përgatitjes së sallave dhe ambienteve përpara fillimit të shërbimit.
    Kujdesi që shërbimi të ruajë të njëjtin standard edhe në momentet me ngarkesë të lartë.
    Profili:
    Eksperiencë të konsiderueshme si
    Shef Salle, Kryekamarier,
    ose në pozicione të ngjashme.
    Preferohet eksperiencë në restorante me
    volum të lartë pune dhe evente
    .
    Aftësi të mira në drejtimin, organizimin dhe motivimin e stafit.
    Komunikim shumë të mirë me klientët dhe ekipin.
    Paraqitje dhe sjellje profesionale.
    Aftësi për të ruajtur qetësinë dhe kontrollin e shërbimit në situata me presion.
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe seriozitet në punë.
    Fleksibilitet me oraret, veçanërisht gjatë fundjavave dhe eventeve.
    Eksperienca profesionale jashtë Shqipërisë apo ne struktura te medha dhe njohja e gjuhëve të huaja përbëjnë avantazh.
    Ofrojme:
    Ofrohet një
    pozicion i qëndrueshëm dhe afatgjatë në një biznes të njohur dhe të konsoliduar
    , me aktivitet të vazhdueshëm dhe staf të strukturuar.
    Pagesë shumë e mirë dhe e negociueshme
    , në varësi të eksperiencës, aftësive drejtuese dhe nivelit profesional të kandidatit.
    Kërkojmë një person që nuk e konsideron rolin e Shefit të Sallës thjesht si mbikëqyrje të kamarierëve, por që është në gjendje të
    drejtojë realisht shërbimin, të krijojë disiplinë dhe organizim në ekip dhe të kujdeset personalisht për standardin ndaj klientit
    .
    Preferohen kandidatë që kërkojnë
    bashkëpunim serioz dhe afatgjatë
    . Do te komunikohen per Interviste vetem kandidatet e kualifikuar.
    Aplikimi
    Të interesuarit mund të dërgojnë
    CV-në
    , duke evidentuar eksperiencën e mëparshme në pozicione drejtuese në sallë/restorant.
    WhatsApp:
    0682603487
    E-mail:

    [email protected]
Working...
X