Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Përgjegjës finance

    PËRGJEGJËS FINANCE






    Përshkrimi​Themeluar në vitin 1996, AGIKONS SH.P.K është një nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit dhe ndërtimit të rezidencave në Shqipëri, e cila operon prej vitesh në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e pasurive të paluajtshme dhe turizmit.
    AGIKONS KËRKON TË PUNËSOJË: PËRGJEGJËS FINANCE & KONTABILITETI
    Detyrat​
    Përgjigjet për regjistrimin e çdo veprimi kontabël në sistemin e kompanisë, si dhe për mbledhjen e dokumentacionit dhe arshivimin e tij të rregullt;
    Njeh dhe kupton legjislacionin aktual duke pershtatur dhe zbatuar rregullat e kontabilitetit. Rekomandon procedura të reja, si dhe siguron pajtueshmërine ligjore;
    Konfirmon gjendjen financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve përmes monitorimit, koordinimit, mbledhjes, konsolidimit dhe vlerësimit të të dhënave financiare;
    Raporton pasqyrat fiananciare, mujore, tremujore dhe në fund të vitit apo sa herë të jetë e nevojshme. Përgatit raporte të veçanta;
    Kryen kontrollet e informacionit kontabël dhe propozon ndryshime në listën e llogarive kontabël, politikat, procedurat e kontabilitetit dhe raportet financiare;
    Njeh mirë proceset operacionale të kompanise dhe udhëzon departamentet e tjera, nëpermjet interpretimit te politikave kontabël, duke dhene vërejtjet dhe rekomandimet për përmirësimin dhe automatizimin e proceseve.
    Kualifikimet​
    Diplomë Universitare, në degën Financë- Kontabilitet;
    Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vite punë, në fushën e finances & kontabilitetit;
    Të njohë mirë programin Alpha Web në nivelin e kontabilistit si dhe të perdorë programet bazë Office, etj;
    Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve financiare;
    Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
    Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, njohja e një gjuhë tjetër përbëjn avantazh;
    Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
    Fleksibilitet me orarin e punës.
    Shënime​Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresat e meposhtme: Email: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1, Selite, Tirane.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X