Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Civil

    Kompania
    Balfin Construction (ish Mane TCI)
    , pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Grupi

    BALFIN
    është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Inxhinieri Civil zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe mbikëqyr realizimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, KTZ-të, legjislacionin në fuqi, si dhe kërkesat për shëndetin dhe sigurinë në punë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Verifikon përputhshmërinë e projektit dhe detajet teknike, duke identifikuar mospërputhjet ndërmjet projekteve arkitektonike, konstruktive, KUZ dhe KUB, si dhe infrastrukturës inxhinierike nëntokësore. Shqyrton detajet dhe propozon zgjidhje teknike për zbatimin e tyre, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementeve të ndryshme;
    Hartojnë dhe monitoron grafikun e punimeve, në përputhje me projektin dhe planin organizativ;
    Përgatit dhe verifikon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në kantier, përfshirë procesverbalet, librezat e masave, raportet e progresit të punimeve, dokumentacionin e piketimit dhe procesverbalet e inspektimeve, etj.;
    Monitoron cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, duke siguruar zbatimin e të gjitha kërkesave në përputhje me standardet e menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe rregullat dhe kërkesat ligjore në fuqi;
    Mbikëqyr nënkontraktorët dhe merr masat e nevojshme për garantimin e përmbushjes së kërkesave ligjore dhe teknike për sigurinë në kantier;
    Monitoron cilësinë e lëndëve të para dhe materialeve të sjella në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
    Miraton materialet për përdorim në kantier, në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e projektit;
    Siguron që zbatimi i punimeve të jetë në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së Kompanisë;
    Kryen pranimin e punimeve të përfunduara dhe inspektime periodike për verifikimin e cilësisë dhe përputhshmërisë së tyre;
    Përgatit listat e mangësive (Snag List) dhe evidenton punimet me defekte ose të papërfunduara, si pjesë e procesit të kolaudimit dhe vënies në funksionim;
    Siguron zbatimin rigoroz të marrëveshjeve dhe kontratave me kontraktorët.
    Siguron respektimin rigoroz të rregulloreve teknike dhe politikave të Kompanisë për kodin e veshjes;
    Përgatit dosjet e cilësisë për materiale specifike të importuara, të cilat nuk mund të analizohen në laboratorët e Kompanisë;
    Siguron zbatimin cilësor të proceseve të ndryshme teknologjike gjatë realizimit të punimeve;
    Organizon dhe koordinon stafin në varësi, përfshirë teknikët, përgjegjësit e punimeve, hidraulikët, elektricistët dhe topografët, për aktivitetet në kantier;
    Mbikëqyr realizimin e punimeve, planifikon frontet e punës për proceset dhe kontraktorët e ndryshëm dhe koordinon grafikun e punimeve ndërmjet kontraktorëve në rastet kur aktivitetet e tyre mbivendosen në faza të caktuara;
    Identifikon nevojat për materiale dhe siguron administrimin e tyre të përshtatshëm, si dhe administrimin efektiv të makinerive dhe fuqisë punëtore;
    Përgatit raporte ditore dhe javore mbi problematikat, ecurinë dhe progresin e projektit;
    Kryen kontroll periodik të kostove, në përputhje me buxhetin e miratuar.
    Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet e punimeve të parashikuara në buxhet, si dhe volumet e punimeve të reja ose të paparashikuara;
    Kërkesat e pozicionit
    :
    Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
    Të paktën 5 vite eksperiencë pune në punime ndërtimore;
    Aftësi për të lexuar, kuptuar dhe interpretuar projektet MEP, si dhe për të koordinuar punimet me disiplinat përkatëse;
    Aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projektet, korrespondencën e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
    Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike, të lidhura me projektet e ndërtimit;
    Aftësi për të paraqitur në mënyrë efektive problematikat, si dhe aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar dhe të përgatitjes së raporteve;
    Njohuri të mira mbi parimet dhe praktikat e përdorimit të programeve kompjuterike, veçanërisht AutoCAD, Excel, MS Project, Revit, etj.
    Çfarë Ofrojmë:
    Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
    Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
    Ditë shtesë pushimi.
    Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në link.
    Afati i dorëzimit: 25.09.2026
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.
Working...
X