Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Magazinier - Palasë.

    "Anchor Investments" sh.p.k është një shoqëri prestigjoze në tregun Shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit, projekte infrastrukturore, rikostruksione publike dhe private, duke dhënë zgjidhje të plota nga projektimi deri në zbatim, me standarte të larta profesionale dhe teknologji moderne. Aktualisht operon në disa kantiere, në Tiranë dhe në Palasë. Në kuadër të zhvillimit të shoqërisë dhe zgjerimit të stafit, jemi duke kërkuar një
    Magazinier me eksperiencë pune / Palasë.
    Detyrat​
    Roli dhe përgjegjesitë:
    Të njoh mirë programin Financë 5
    Përgjegjës për vendosjen , sistemimin dhe administrimin e të gjithë materialeve në magazinë
    Të bëjë inventarizimin e materialeve dhe dokumentimin e çdo hyrje - dalje në magazinë
    Përgjegjës për ruajtjen e vlerës materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili
    Përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit e të gjithë dokumentacionit të hyrjes apo daljes së materialeve.
    Plotësimi I fletëhyrjeve, fletëdaljeve, procesverbaleve, ditarit të magazinës, kartelave etj
    Mbajtja e procesverbaleve të detajaur për çdo incident, thyerje, demtim apo shpërdorim.
    Detyra të tjera të përcaktuara nga eprori për mbarvajtjen e punes
    Kualifikimet​
    Të ketë arsimim të lartë.​
    Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.​
    Të njoh programin Financë 5 / të ngjashëm.​
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi.​
    Shënime​
    Preferohen Kandidatë të cilët jetojnë në Zonën përreth.
    Kandidatët e tjerë të cilët nuk jetojnë atje , në rast dakortësimi do ti sigurohet akomodimi, ushqimi dhe të gjithë kushtet e nevojshme.
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-n tuaj :
    email:
    [email protected]
    Subjekt:
    Magaziner Palase.
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X