Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Asistent Kontrollor

    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit
    “Do It Yourself”
    në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
    Asistent Kontrollor

    Qëllimi i Pozicionit të Punës

    Qëllimi i këtij pozicioni është të mbështesë procesin e kontrollit të mallrave dhe dokumentacionit, duke garantuar që artikujt e përgatitur për dalje të përputhen me dokumentacionin përkatës dhe standardet e kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Mbështet Kontrollorin në procesin e verifikimit të mallrave përpara daljes nga ambientet e MEGATEK.
    Kontrollon artikujt, sasitë dhe përshkrimet e produkteve në përputhje me dokumentacionin përkatës.
    Verifikon që mallrat e përgatitura për klientin të jenë në përputhje me faturën ose dokumentin e shitjes.
    Identifikon dhe raporton çdo mospërputhje, mungesë ose dëmtim të konstatuar gjatë kontrollit.
    Ndihmon në kontrollin e mallrave gjatë proceseve të ngarkimit dhe daljes.
    Bashkëpunon me stafin e Magazinës, Shitjeve, Logjistikës dhe Kontrollit për zgjidhjen e problematikave.
    Ndihmon në organizimin dhe sistemimin e zonës së kontrollit.
    Siguron trajtimin me kujdes të produkteve gjatë procesit të kontrollit.
    Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë.
    Raporton tek Kontrollori çdo problematikë të evidentuar gjatë procesit.
    Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas udhëzimeve të eprorit.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
    Eksperienca në retail, magazinë, logjistikë ose kontroll mallrash përbën avantazh.
    Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Saktësi në kontrollin e sasive dhe artikujve.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet në punë.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient me ritëm të lartë.
    Ambient profesional dhe bashkëpunues;
    Gatishmëri për punë me karakter operacional dhe në lëvizje.
    Çfarë ofron Megatek:
    Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail.
    Ambient profesional dhe dinamik pune.
    Trajnim dhe zhvillim profesional.
    Mundësi për rritje dhe zhvillim në karrierë.
    Paketë konkurruese pagese dhe përfitimesh.
    Procedura e Aplikimit:
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
    CV të detajuar

    Email:
    [email protected]

    Kontakt / WhatsApp:
    069 402 2492
    ose

    MEGATEK S.A
    Departamnti i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X