Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Qeparo, ofroj vend pune Kuzhinier (m/f)

    Qeparo, ofroj vend pune Kuzhinier (m/f)






    STONE BEACH me vendndodhje ne Qeparo pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë,

    Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

    Kuzhinier (m/f)



    Detyrat dhe Përgjegjësitë:


    Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
    Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
    Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
    Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;
    Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
    Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
    Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
    Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
    Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
    Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
    Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.

    Kualifikimet dhe Aftësitë:


    Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
    Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
    Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
    Aftësi për të punuar nën presion;
    Aftësi shumë të mira organizative;
    Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
    Fleksibilitet me orarin e punës;
    Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;

    Ofrohet:


    Pagesë konkuruese


    Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e Tel. +355686082912

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected]
Working...
X