Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Projekt Menaxhere

    Shoqëria
    VEGA Sh.a
    , një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, civile, industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, është në kërkim të një
    Projekt Menaxhere në Durrës
    .
    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Menaxhon dhe koordinon projektin nga faza e planifikimit deri në përfundimin e tij;
    Organizon dhe ndjek realizimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, standardet e kompanisë dhe afatet e përcaktuara;
    Koordinon punën ndërmjet stafit teknik, kontraktorëve, nënkontraktorëve dhe palëve të tjera të përfshira në projekt;
    Monitoron në mënyrë të vazhdueshme progresin e punimeve dhe evidenton problematikat apo devijimet nga grafiku i punimeve;
    Përgatit dhe paraqet raporte periodike mbi ecurinë e projektit;
    Ndjek dokumentacionin teknik dhe administrativ që lidhet me projektin;
    Merr pjesë dhe drejton takimet e projektit, duke ndjekur detyrat dhe vendimet e marra deri në realizimin e tyre;
    Siguron respektimin e standardeve të cilësisë, kërkesave teknike dhe procedurave të kompanisë;
    Mban komunikim të vazhdueshëm me zyrat qendrore dhe Drejtuesit e Shoqërisë mbi ecurinë e projektit.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

    Të jetë diplomuar në
    Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
    ose në një profil tjetër inxhinierik të përshtatshëm;
    Të ketë eksperiencë të mëparshme në
    menaxhimin dhe koordinimin e projekteve
    , preferohet në sektorin e ndërtimit;
    Të ketë aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projekte, kontrata, specifikime dhe dokumentacion teknik;
    Të ketë aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, menaxheriale dhe komunikuese;
    Të jetë i/e aftë të menaxhojë disa procese dhe detyra njëkohësisht dhe të respektojë afatet;
    Të përdorë programet kompjuterike të nevojshme për pozicionin;
    Eksperienca në projekte të ngjashme përbën avantazh.
    Kriter i rëndësishëm:
    Të ketë njohuri shumë të mira të
    gjuhës angleze
    në të shkruar dhe në të folur, veçanërisht në terminologjinë teknike.
    Aplikimi:

    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:
    [email protected]
    ose në WhatsApp: +355 67 642 5876.
Working...
X