Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Kryemekanik Anijesh Detare

    Shoqëria
    “VEGA Sh.a”
    , një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në ndërtime detare, infrastrukturore, civile, industriale etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një
    Kryemekanik Anijesh
    , në
    Kantierin Detar, Durrës
    .
    Roli dhe Përgjegjësitë:
    Organizon dhe mbikëqyr mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve lundruese;
    Kontrollon funksionimin e motorëve detarë, agregateve dhe sistemeve mekanike e hidraulike;
    Diagnostikon defektet dhe përcakton ndërhyrjet e nevojshme;
    Planifikon dhe ndjek mirëmbajtjen periodike dhe parandaluese;
    Koordinon punën e stafit mekanik dhe kontrollon cilësinë e ndërhyrjeve;
    Evidenton nevojat për pjesë këmbimi, materiale dhe pajisje.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Arsim/formim profesional përkatës në fushën mekanike ose detare;
    Minimumi 3 vjet eksperiencë pune
    si Kryemekanik Anijesh ose në mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve lundruese;
    Njohuri shumë të mira mbi motorët detarë, sistemet mekanike dhe hidraulike;
    Aftësi në diagnostikimin dhe zgjidhjen e defekteve teknike;
    Aftësi organizative dhe drejtuese për koordinimin e stafit teknik;
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
    Ofrohet pagë e larte dhe kushte t
    ë
    mira pune .
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:
    [email protected]
    ose në WhatsApp:
    +355 67 642 5876
    .
Working...
X