Fashion Group Albania
, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025
,
është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 11 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë,
.
Albi Group,
I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni i punës:
Magazinier
Departamenti:
Logjistikë
Vendndodhja:
TEG, Tiranë
Afati:
Pa afat
Përmbledhja e pozicionit:
Magazinieri ka si funksion bazë menaxhimin e plotë të flukseve të mallit në magazinë, nga marrja në dorëzim dhe verifikimi i furnizimeve, deri te ruajtja, organizimi dhe përgatitja e tyre për transfertë në dyqane. Qëllimi kryesor i këtyre përgjegjësive është të garantojë saktësi, gjurmueshmëri dhe llogaridhënie për çdo produkt që kalon nëpër magazinë, duke minimizuar humbjet dhe gabimet përmes dokumentimit të kujdesshëm dhe kontrolleve të rregullta.
Detyrat:
Mban përgjegjësi për çdo produkt/mall që ndodhet nën përgjegjësinë e tij në magazinë, për çdo lëvizje hyrje-dalje.
Kontrolli i furnizimit në përputhje me dokumentet shoqëruese (CMR, Faturë, Packing List).
Hyrja e mallit në magazinë përmes çekimit fizik dhe elektronik, verifikimi i diferencave.
Merr pjesë në çdo inventar (të plotë ose të pjesshëm), në magazinë apo në dyqane sipas kalendarit të inventarëve të kompanisë.
Kujdeset që çdo produkt të jetë sipas referencave përkatëse, modelet të jenë të ndara dhe të radhitura sipas standardit.
Kujdeset që stoku i vjetër të jetë i mirorganizuar dhe në kutitë përkatëse.
Njohuri të mira mbi produktet që tregton brandi.
Kryen riorganizimin e hapësirës së magazinës në mënyrë optimale sipas fazave të uljeve, promocioneve, transfertave dhe nevojave të dyqanit.
Arkivon të gjithë dokumentacionin e hyrje-daljeve në soft dhe hardcopy, dhe merr masa për arkivimin vjetor (nga Inventari paraardhës në Inventarin aktual).
Bashkërendon punën me Departamentin e Financës dhe IT për problemet teknike në soft (Navision, D Flex, dhe module të tjera të implementuara).
Eksperienca:
Përvojë pune e mëparshme në magazinë, logjistikë ose fusha të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
Arsim i mesëm (i preferueshëm arsim i lartë ose kurse profesionale në logjistikë/menaxhim magazine)
Njohuri bazë të punës me kompjuter dhe programe softuerike të magazinimit (p.sh. Navision, D Flex, Excel)
Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
Aftësi për të llogaritur, numëruar dhe verifikuar sasi mallrash me saktësi
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi, si me stafin e brendshëm ashtu edhe me furnitorë/partnerë
Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për të përcaktuar prioritete, veçanërisht në periudha me ngarkesë të lartë
Gatishmëri për punë fizike (ngritje, transportim dhe organizim mallrash)
Ndershmëri dhe përgjegjshmëri e lartë
Aftësi për të punuar në grup dhe për t'u koordinuar me departamente të ndryshme (Financë, IT, Logjistikë, Brand Menaxherë)
Kushtet e Punës:
Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën
[email protected]
brenda datës
9 Shtator 2026
.
Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.