Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist Shitje - Financë

    Fashion Group Albania
    , pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025
    ,
    është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 11 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë,
    (FGA) kompania lider në sektorin e modës në tregun shqiptar me dyqanet e saj fizike & ONLINE. Vishu me stil.

    .
    Albi Group,
    I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
    Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
    Pozicioni i punës:

    Specialiste e Shitjeve
    Departamenti:
    Financë
    Vendndodhja:
    Pranë TEG, Tiranë
    Afati:
    Kontratë 1 vjeçare (zëvendësim Leje Lindje)
    Përmbledhja e pozicionit:
    Specilst/e Shitjeve në departamentin e Financës është përgjegjës për kontrollin financiar të ciklit të shitjeve dhe arkëtimeve, menaxhimin e llogarive të arkëtueshme dhe sigurimin e saktësisë së të dhënave financiare. Pozicioni kontribuon në mbylljen mujore, përputhshmërinë fiskale, raportimin financiar dhe forcimin e kontrolleve të brendshme.
    Detyrat:
    Kryen rakordimin financiar të shitjeve dhe arkëtimeve, duke siguruar saktësinë, plotësinë dhe regjistrimin në kohë të transaksioneve.
    Menaxhon dhe rakordon llogaritë e arkëtueshme (Accounts Receivable), duke monitoruar balancat e klientëve, arkëtimet dhe zërat e hapur.
    Kryen rakordimet bankare të lidhura me ciklin e shitjeve dhe ndjek identifikimin dhe zgjidhjen e diferencave financiare.
    Siguron rakordimin dhe kontrollin e TVSH-së dhe të librave të shitjes, në përputhje me kërkesat fiskale në fuqi.
    Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore (Month-End Closing), duke siguruar rakordimin dhe mbylljen në kohë të llogarive nën përgjegjësi.
    Përgatit dhe analizon vjetërsinë e llogarive të arkëtueshme (Aged Receivables), monitoron balancat e vonuara dhe koordinon ndjekjen e arkëtimeve.
    Kontrollon saktësinë dhe trajtimin financiar e fiskal të faturave të shitjes, Credit Notes dhe dokumentacionit financiar mbështetës.
    Menaxhon rakordimet dhe netimet klient-furnitor, duke siguruar dokumentacionin dhe trajtimin e duhur kontabël.
    Monitoron dhe analizon diferencat në llogaritë e shitjeve dhe klientëve dhe koordinon veprimet korrigjuese me palët përkatëse.
    Kontribuon në raportimin financiar dhe kontrollet sipas standardeve IFRS, përfshirë vlerësimin vjetor të Expected Credit Loss (ECL) sipas IFRS 9.
    Kontribuon në përmirësimin e kontrolleve të brendshme, proceseve financiare dhe iniciativave për automatizim.
    Ofron mbështetje për auditimet e brendshme dhe të jashtme, si dhe për kërkesat periodike të raportimit financiar.

    Eksperienca:
    Të paktën 3 vjet përvojë në pozicion të ngjashëm.
    Kualifikime të tjera:
    Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose një fushë të lidhur.
    Të paktën 3 vjet përvojë përkatëse në Financë/Kontabilitet.
    Aftësi shumë të mira kontabiliteti dhe njohje të legjislacionit tatimor.
    Aftësi shumë të mira në Excel.
    I orientuar drejt detajeve dhe i organizuar.
    I aftë të punojë në mënyrë efektive si në mënyrë të pavarur ashtu edhe brenda një ekipi.
    Kushtet e Punës:
    Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën
    [email protected]
    brenda datës
    8 Shtator 2026
    .
    Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
    Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Working...
X