Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Teknik Ndertimi

    Ne jemi ARMAAR GROUP,
    nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtrirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Teknik Ndertimi
    Pozicioni:
    Teknik Ndërtimi
    Departamenti:
    Teknik në zbatim
    Vendodhja:
    Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Tekniku i Ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier, kontrollin e cilësisë së punimeve, koordinimin me stafin teknik dhe zbatimin korrekt të projekteve sipas standardeve të kompanisë. Kandidati duhet të ketë njohuri teknike në ndërtim, aftësi organizative dhe përgjegjësi në menaxhimin e proceseve të punës.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Mbështet Inxhinierët e zbatimit në ndjekjen dhe koordinimin e punimeve të përditshme në kantier;
    Ndihmon në kontrollin e përputhshmërisë së punimeve me projektin ekzekutiv dhe specifikimet teknike;
    Përgatit skica të thjeshta teknike, matje në terren dhe raporte të progresit fizik të punimeve;
    Monitoron përdorimin e materialeve dhe pajisjeve në terren, duke raportuar çdo problem teknik ose devijim nga projektet;
    Ndihmon në mbajtjen e përditshme të Ditarit të Kantierit duke regjistruar aktivitetet kryesore, kushtet e motit, fuqinë punëtore dhe çdo incident të ndodhur;
    Kryen kontroll paraprak për përgatitjen e elementeve përpara inspektimeve dhe kolaudimeve nga supervizori ose Inxhinieri i Punimeve;
    Respekton dhe zbaton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në kantier gjatë kryerjes së detyrave.
    Edukimi dhe Kualifikimet:
    Shkollë e mesme teknike në ndërtim;
    Minimumi 10 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;
    Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
    Aftësi të mira organizimi, kontrolli, raportimi dhe komunikimi.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e email:
    [email protected]

    me subjekt:
    “TEKNIK NDËRTIMI”.,
    ose kontaktoni ne nr e cel.
    355 69 40 56 466.
    SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    “Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues, mundesi rritje profesionale e personale dhe pagesa shume konkurruese.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Suksese!
    Cel. : 0694056466
Working...
X