Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Jurist në Drejtorinë e Përgjithshme

    Shoqëria “Eurosig” sha shpall vëndin vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:

    Pozicioni: Jurist në Drejtorinë e Përgjithshme

    Kandidati duhet të plotesojë këto kritere:
    Të ketë kryer arsimin e lartë në degën :“ Drejtësi”.

    Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master Shkencor në e Drejtë Civile/Publike

    Eksperiencë pune të paktën 4 vite në të njëjtin profesion.

    Përvojë në përfaqësimin e shoqërive në Gjykatat e vendit , përpilimin e kërkesëpadive dhe pregatitjes së dokumentacionit.

    Të zoterojë Gjuhën Angleze në nivel profesional ose një gjuhë tjetër europiane.

    Aftësi të shkëlqyera komunikimi , etike dhe bashkëpunimi.


    Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office.

    Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

    – Fotokopje të diplomës

    – Curriculum Vitae (Cv)

    – Dëshmi kualifikimi të ndryshme.


    Dokumentet duhen dorëzuar pranë adreses së e-mailit :
    [email protected]
Working...
X