Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER/E FREIGHT FORWARDIN

    POZICION I HAPUR: MENAXHER/E FREIGHT FORWARDING
    Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e transportit dhe logjistikës, kërkojmë një Menaxher/e Freight Forwarding.
    Vendndodhja: Kompleksi Olimpik, Tiranë
    Orari: E hënë–e premte, 08:00–17:00
    Festat zyrtare pushim
    Paga: 100,000–120,000 ALL neto
    Punësim me kohë të plotë
    Detyrat kryesore:
    • Menaxhimi dhe koordinimi i dërgesave kombëtare dhe ndërkombëtare;
    • Organizimi i transporteve rrugore, detare dhe ajrore;
    • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët, transportuesit dhe partnerët logjistikë;
    • Negocimi i tarifave dhe kushteve të transportit;
    • Monitorimi i proceseve dhe garantimi i realizimit të dërgesave në kohë;
    • Trajtimi i kërkesave dhe problematikave të klientëve;
    • Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zgjerimi i portofolit të klientëve;
    • Përgatitja dhe ndjekja e dokumentacionit përkatës të transportit.
    Kualifikimet e kërkuara:
    • Minimumi 3 vite eksperiencë në freight forwarding, logjistikë ose transport ndërkombëtar;
    • Njohuri shumë të mira të tregut të transportit dhe logjistikës;
    • Eksperiencë në organizimin e transporteve rrugore, detare dhe/ose ajrore;
    • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të klientëve;
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    • Aftësi organizative dhe për menaxhimin e disa proceseve njëkohësisht;
    • Arsimi i lartë në Menaxhim Biznesi, Logjistikë ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
    Për të aplikuar, dërgoni CV-në në:
    [email protected]
    069 409 3986

    Recruitment and HR consulting services in Tirana with executive search, active job listings, and candidate support.

    Cel. : 0694093986
Working...
X