Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Përfaqësues/e Shitjesh

    Tirane, ofrohet vend pune Përfaqësues/e Shitjesh






    Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen sh.p.k ndodhet me seli në adresën Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

    Pozicioni: Përfaqësues/e Shitjesh
    Departamenti: Shitje/Marketing
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Perfaqësuesi i Shitjes është përgjegjës për organizimin dhe ndjekjen e shitjeve të apartamenteve dhe pasurive të tjera të paluajtshme që shoqëria disponon, në përputhje me objektivat e vendosura nga punëdhënësi.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:



    Menaxhon aspektin administrativ të shoqërisë duke përfshirë kontratat, negocimin e detajeve, afatet, raportimin dhe mundësitë e rinovimit të kontratave me klientet;
    Monitoron planet e përgjithshme të shitjes, në përputhje me objektivat e miratuara të kompanisë;
    Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kontratave të realizuara dhe mban kontaktin përfudimtar me klientët aktual dhe potencial;
    Krijon, zhvillon dhe ruan marrëdhëniet pozitive të biznesit dhe klientëve;
    Suport për zgjidhjen e kërkesave të klientëve dhe ankesave që mund të kenë;
    Menaxhon proceset e ndryshme pas shitjes sipas kërkesave të Klientëve si modifikimet e planeve të muraturës, elektrike, mekanike dhe rifiniturave në bashkëpunim me departamentin teknik dhe të financës;
    Kontakt i drejtëpërdrejtë me Departamentin e Financës për ndjekjen e kontratave të shitjes deri në përfundimin e proçedurave të shitjes dhe dorëzimin e pronës te klienti;
    Mbajtja e kontakteve me inxhinierët, arkitektetët dhe studiot e projektimit sipas nevojave të klientit;
    Informon klientet potencial në lidhje me shërbimet e ofruara;
    Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja;
    Rifreskimi i databasës së klientit;
    Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.

    Kualifikimet dhe Kërkesat:



    Edukimi: - Të ketë përfunduar studimet universitare;
    Eksperienca: - Eksperiena në fushën e ndërtimit do ishte avantazh.


    Aftësi të tjera:



    Aftësi të mira prezantuese dhe analitike;
    Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi në grup;
    I orientuar, me fokus të qartë, dhe elokuent:
    I matur, i besueshëm dhe profesional;
    Njohuri shumë të mira të programeve të paketes Office;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Leje drejtimi: Kategoria B.

    Përfitimet:



    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




    Cel. : [email protected]

     




    Apply
Working...
X