Specialist/e Prokurimesh
EURONDËRTIMI 2000 sh.p.k.
, kompani me eksperiencë të konsoliduar në sektorin e ndërtimit dhe në realizimin e projekteve publike dhe private, kërkon të zgjerojë ekipin me një:
SPECIALIST/E PROKURIMESH
Tiranë
Me kohë të plotë
Kërkojmë një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe me vëmendje ndaj detajeve, i/e cili/a do të angazhohet në proceset e prokurimit dhe në administrimin e dokumentacionit që shoqëron zbatimin e projekteve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore
Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit për
procedurat e prokurimit publik dhe privat
;
Shqyrtimi i dokumenteve të tenderit dhe koordinimi i përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar për pjesëmarrje;
Ndjekja e procedurave të prokurimit, nga identifikimi i procedurës deri në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit;
Mbledhja, kontrolli dhe sistemimi i
dokumentacionit teknik, administrativ dhe kontraktual
gjatë zbatimit të projekteve;
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me drejtuesit e projekteve, inxhinierët, projektuesit dhe departamentet e tjera të kompanisë;
Përgatitja dhe administrimi i shkresave, kërkesave, relacioneve, procesverbaleve dhe dokumenteve të tjera që lidhen me zbatimin e kontratave;
Ndjekja e kërkesave dhe korrespondencës me
autoritetet kontraktore, mbikëqyrësit, projektuesit, furnitorët dhe bashkëpunëtorët
;
Organizimi dhe përditësimi i arkivës fizike dhe elektronike të projekteve;
Monitorimi i afateve për dorëzimin e dokumentacionit dhe ndjekja e çështjeve të hapura deri në përfundimin e tyre;
Përfaqësimi i kompanisë pranë institucioneve dhe palëve të treta, kur kërkohet.
Profili që kërkojmë
Diplomë universitare në
Inxhinieri, Ekonomi, Juridik, Menaxhim
ose fusha të ngjashme;
Preferohet eksperiencë e mëparshme në
prokurime, tendera, administrim kontratash ose dokumentacion projektesh
, veçanërisht në sektorin e ndërtimit;
Njohuri mbi procedurat e prokurimit publik përbëjnë avantazh të rëndësishëm;
Aftësi shumë të mira në
hartimin e shkresave dhe dokumenteve profesionale në gjuhën shqipe
, me formulim të qartë dhe drejtshkrim korrekt;
Njohuri shumë të mira të
Microsoft Office
, veçanërisht Word dhe Excel;
Njohuri të mira të
gjuhës angleze
, në të shkruar dhe në komunikim;
Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
Aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht dhe për të respektuar afatet;
Komunikim profesional dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipe teknike dhe administrative;
Përgjegjshmëri, iniciativë dhe etikë profesionale.
Çfarë ofrojmë
Pagë konkurruese
, në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit;
Punësim afatgjatë në një kompani të konsoliduar në sektorin e ndërtimit;
Mundësi reale për
rritje dhe zhvillim profesional
;
Përfshirje direkte në projekte të rëndësishme dhe procese të ndryshme të prokurimit dhe zbatimit;
Mundësi për të zhvilluar eksperiencë në
prokurime, administrim kontratash dhe menaxhim dokumentacioni teknik
;
Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe dinamik.
Si të aplikoni
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë
CV-në e përditësuar
në:
[email protected]
Në subjektin e emailit të specifikohet:
“Aplikim – Specialist/e Prokurimesh
Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.