Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Drejtues i Burimeve Njerezore

    Drejtori/ja i/e Burimeve Njerëzore do të drejtojë strategjinë dhe zhvillimin e HR, duke siguruar strukturë efikase, zhvillim të talenteve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë të objektivave të biznesit.
    Kërkohet një profesionist/e strategjik/e, energjik/e dhe proaktiv/e, me eksperiencë të konsoliduar drejtuese dhe aftësi për të udhëhequr HR në një organizatë me ritëm dhe volum të lartë pune.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    • Drejtimi dhe mbikëqyrja e funksionit të Burimeve Njerëzore;
    • Hartimi dhe zbatimi i strategjive dhe politikave të HR në përputhje me objektivat e biznesit;
    • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit, përzgjedhjes dhe integrimit të punonjësve;
    • Planifikimi i nevojave për staf dhe zhvillimi i planeve të burimeve njerëzore;
    • Mbikëqyrja e proceseve të performancës, zhvillimit dhe trajnimit të punonjësve;
    • Zhvillimi dhe përmirësimi i politikave dhe procedurave të HR;
    • Menaxhimi i marrëdhënieve të punës dhe adresimi i çështjeve të stafit;
    • Mbikëqyrja e administrimit të dokumentacionit të punonjësve dhe proceseve të HR;
    • Analizimi i të dhënave dhe treguesve të Burimeve Njerëzore dhe përgatitja e raporteve për menaxhmentin;
    • Bashkëpunimi me drejtuesit e departamenteve për çështjet e stafit dhe nevojat organizative;
    • Identifikimi i nevojave për zhvillim dhe trajnime profesionale;
    • Kontribut në krijimin e një kulture organizative pozitive dhe të orientuar drejt performancës;
    • Sigurimi i zbatimit të legjislacionit të punës dhe politikave të brendshme;
    • Drejtimi, koordinimi dhe zhvillimi i ekipit të Burimeve Njerëzore.
    Kritere:
    • Minimumi 7 vite eksperiencë profesionale në Burime Njerëzore, prej të cilave eksperiencë në role drejtuese/menaxheriale;
    • Eksperiencë në kompani me mbi 300 punonjës, preferohet eksperiencë në sektorin Retail ose në kompani me strukturë të madhe organizative;
    • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji, Menaxhim ose fusha të ngjashme;
    • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e ekipeve dhe proceseve të HR;
    • Njohuri shumë të mira të sistemeve HR dhe platformave të menaxhimit të burimeve njerëzore;
    • Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punës;
    • Njohuri shumë të mira të MS Office;
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze – B2/C1.
    Aftësitë dhe Kompetencat:
    • Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe organizative;
    • Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe komunikimi;
    • Mendim strategjik, analitik dhe qasje proaktive;
    • Aftësi për të menaxhuar ekipe dhe prioritete të shumta;
    • Aftësi për të marrë vendime dhe për të zgjidhur situata komplekse;
    • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe negocimi;
    • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe me ritëm të lartë;
    • Diskrecion dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin;
    • Përgjegjshmëri, integritet dhe orientim të fortë drejt rezultateve;
    • Energji, iniciativë dhe aftësi për të motivuar dhe zhvilluar ekipet
    Benefite:​
    • Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
    • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë;
    • Trajnime dhe mundësi të vazhdueshme zhvillimi;
    • Rol strategjik dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e organizatës;
    • Mundësi për të kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e strukturës së Burimeve Njerëzore;
    • Përfshirje në projekte dhe iniciativa të ndryshme organizative;
    • Transport i siguruar nga kompania.
    Klikoni ketu per te aplikuar

    Apliko ketu!
Working...
X