Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Rekrutimi

    Menaxheri/ja i/e Rekrutimit do të jetë përgjegjës/e për koordinimin dhe menaxhimin e proceseve të rekrutimit, duke siguruar identifikimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm, në përputhje me nevojat dhe objektivat e kompanisë.
    Pozicioni kërkon një person energjetik, dinamik, proaktiv dhe bashkëpunues, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi, i/e cili/a është i/e aftë të punojë në një mjedis me ritëm të lartë dhe me volume të konsiderueshme rekrutimi.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    • Menaxhimi i procesit të rekrutimit nga identifikimi i nevojës deri në përfundimin e procesit të punësimit;
    • Publikimi dhe administrimi i njoftimeve të punës në kanale dhe platforma të ndryshme rekrutimi;
    • Kërkimi aktiv dhe identifikimi i kandidatëve potencialë;
    • Screening, vlerësimi dhe intervistimi i kandidatëve;
    • Organizimi dhe koordinimi i intervistave me drejtuesit e departamenteve;
    • Bashkëpunimi me drejtuesit për përcaktimin e profileve, kompetencave dhe kërkesave për pozicionet vakante;
    • Ndjekja e procesit të kandidatit deri në punësim dhe përfundimi i dokumentacionit përkatës;
    • Mbajtja dhe përditësimi i databazës së kandidatëve;
    • Përgatitja e raporteve periodike mbi proceset e rekrutimit dhe treguesit e performancës;
    • Identifikimi i kanaleve dhe metodave të reja për tërheqjen e kandidatëve;
    • Ndërtimi dhe zhvillimi i një databaze të qëndrueshme talentesh;
    • Bashkëpunimi me ekipin e Burimeve Njerëzore për iniciativa dhe projekte të ndryshme;
    • Kontribut në planifikimin e nevojave për staf dhe vazhdimësinë e burimeve njerëzore;
    • Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore.
    Kritere:​
    • Minimumi 4 vite eksperiencë profesionale në rekrutim ose në pozicione të ngjashme;
    • Eksperiencë në kompani me mbi 300 punonjës, preferohet eksperiencë në sektorin Retail ose në kompani me volum të lartë punësimesh;
    • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji, Financë ose fusha të ngjashme;
    • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e proceseve të rekrutimit me volum të lartë;
    • Njohuri të mira të sistemeve HR dhe platformave të rekrutimit;
    • Njohuri shumë të mira të MS Office;
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze – B2/C1.
    Aftësitë dhe Kompetencat:
    • Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe komunikimi;
    • Mendim analitik dhe qasje proaktive;
    • Aftësi shumë të mira organizative dhe ndërpersonale;
    • Aftësi për të menaxhuar disa procese rekrutimi njëkohësisht;
    • Aftësi për të punuar me volume të larta pune dhe nën presion;
    • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve;
    • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit;
    • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
    • Fleksibilitet dhe përshtatshmëri në një mjedis dinamik;
    • Energji, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
    Benefite:​
    • Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
    • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë;
    • Trajnime dhe mundësi të vazhdueshme zhvillimi;
    • Mundësi për të punuar në një organizatë me strukturë të konsoliduar dhe volum të lartë rekrutimesh;
    • Përfshirje në projekte dhe iniciativa të ndryshme të Burimeve Njerëzore;
    • Një rol me ndikim të drejtpërdrejtë në ndërtimin dhe zhvillimin e ekipit;
    • Transport i siguruar nga kompania.
    Kliko ketu per te aplikuar

    Apliko ketu!
Working...
X