Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    We’re Hiring: Sales Executive Account – Creative Agency & Production

    We’re Hiring: Sales Executive Account – Creative Agency & Production
    Full-time
    Ne po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Sales Executive Account energjik dhe strategjik, për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë — një rol i fokusuar në identifikimin e klientëve të rinj, zhvillimin e mundësive të reja të biznesit dhe rritjen e shitjeve, si dhe në menaxhimin dhe zhvillimin e portofolit ekzistues të klientëve në fushën e produkteve promocionale dhe shërbimeve përkatëse. Ky rol është ideal për profesionistë që duan të punojnë në agjenci kreative moderne, me projekte reale dhe klientë të ndryshëm.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues.
    Identifikon dhe kontakton klientë të rinj potencialë.
    Prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë në mënyrë profesionale.
    Përgatit oferta tregtare dhe negocion kushtet e bashkëpunimit.
    Ndjek të gjithë ciklin e shitjes nga kontakti fillestar deri në mbylljen dhe dorëzimin e produktit final.
    Bashkëpunon ngushtë me departamentin e dizajnit dhe prodhimit për realizimin e kërkesave të klientit.
    Siguron ndjekjen e porosive dhe kënaqësinë e klientit pas shitjes.
    Raporton periodikisht mbi aktivitetin e shitjes.
    Arrin objektivat mujore dhe vjetore të vendosura nga kompania.
    Çfarë kërkojmë:
    Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Përvojë e mëparshme në kërkimin e tregut ose shitje (minimumi 1-2 vite).
    Aftësi të avancuara në kërkimin dhe analizën e tregut, si dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientët.
    Njohuri mbi analizën e të dhënave dhe përdorimin e mjeteve teknologjike për kërkimin e klientëve.
    Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të organizuar.
    Leje drejtimi: Kategoria B*
    Çfarë ofrojmë:
    Punë në projekte kreative me impakt real në treg.
    Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
    Ekspozim ndaj klientëve dhe brand-eve të ndryshme.
    Mundësi zhvillimi dhe rritje afatgjatë në karrierë.
    Paketë financiare konkurruese + benefite.
    Apliko duke dërguar CV në
    :
    [email protected]
    || +355 69 202 2277
Working...
X