Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Montues Panelesh Fotovoltaike

    HR Studio është në kërkim për
    Montues Panelesh Fotovoltaike
    , për t’iu bashkuar ekipit teknik në realizimin e projekteve të instalimit të sistemeve fotovoltaike.
    Përgjegjësitë kryesore​
    Montimi dhe instalimi i strukturave mbajtëse për panelet fotovoltaike
    Vendosja, fiksimi dhe pozicionimi korrekt i paneleve sipas projektit teknik
    Kryerja e punimeve të montimit në çati, tarraca, struktura metalike apo terren
    Përdorimi korrekt i veglave dhe pajisjeve të nevojshme gjatë procesit të montimit
    Asistimi në shtrirjen dhe sistemimin e kabllove dhe elementëve të tjerë të instalimit
    Bashkëpunimi me inxhinierët, elektricistët dhe drejtuesin e grupit gjatë realizimit të punimeve;
    Respektimi i specifikimeve teknike dhe afateve të përcaktuara për çdo projekt
    Kontrolli i stabilitetit dhe sigurisë së elementëve të montuar
    Zbatimi rigoroz i rregullave të
    sigurisë dhe shëndetit në punë
    , veçanërisht gjatë punimeve në lartësi
    Mirëmbajtja dhe përdorimi me përgjegjësi i veglave dhe pajisjeve të punës.
    Kriteret​
    Eksperiencë e mëparshme në montimin e paneleve fotovoltaike, konstruksioneve metalike, instalimeve teknike ose punimeve të ngjashme;
    Aftësi praktike dhe teknike në përdorimin e veglave të montimit;
    Gatishmëri për të punuar në lartësi dhe në ambiente të jashtme;
    Gjendje e mirë fizike dhe aftësi për punë në terren;
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim i standardeve të sigurisë;
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzimet teknike;
    Gatishmëri për lëvizje në kantieret ku zhvillohen projektet;
    Eksperienca në sektorin e energjisë fotovoltaike përbën avantazh.
    Çfarë ofrohet​
    Punësim i qëndrueshëm dhe kushte të mira pune
    Pagë konkurruese në varësi të eksperiencës dhe aftësive
    Mundësi për zhvillim profesional në sektorin e energjisë së rinovueshme
    Punë në projekte të ndryshme fotovoltaike dhe mundësi për rritje brenda ekipit teknik.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X