Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Faturist/e

    Pastel Group është në kërkim të një faturisti të motivuar dhe të aftë për t'u bashkuar me ekipin tonë. Faturisti do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave të faturave për klientët dhe pikat tona të shitjes, duke siguruar saktësinë dhe integritetin e të dhënave financiare.

    Përgjegjësitë:
    Përgatitja dhe përpunimi i faturave për klientët dhe pikat e shitjes;
    Kontrolli i saktësisë së faturave;
    Komunikimi me klientët dhe departamentet e tjera;
    Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.

    Kualifikimet:
    Diplomë në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme;
    Eksperienca si faturist/e përbën avantazh;
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese;
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.

    Ofrojmë:
    Ambient dinamik dhe profesional;
    Mundësi zhvillimi profesional;
    Pagë konkurruese dhe përfitime shtesë;
    Orar: 06:00 – 14:00.

    Dërgoni CV-në në:
    [email protected]
    Afati i aplikimit: 31.08.2026
Working...
X