Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Debt Collection Specialist

    Debt Collection Specialist
    Rreth Nesh
    ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
    Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e
    Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë
    .
    Përshkrimi i Detyrave
    √ Komunikon në mënyrë etike dhe profesionale me klientët të cilët janë në vonesë në ripagimin e kredisë së tyre, me anë të kanaleve të ndryshme të komunikimit të mundesuar nga kompania, si telefon, SMS, e-mail si dhe rrjete sociale, me qëllim rikthimin e tyre në kushte standarte.
    √ Analizon aftësinë paguese të klientëve dhe negocion me ta plan të ri pagesash apo sugjeron ristrukturimin e kredisë së tyre.
    √ Monitorimi i pagesave: Pas arritjes së një marrëveshjeje për pagesë, specialisti është përgjegjës për monitorimin e pagesave për të siguruar që klienti po respekton kushtet e marrëveshjes së pagesës.
    √ Kryen ndërrimin e statusit të klientit në sistemin e administrimit të kredive mbas çdo komunikimi të kryer me të.
    √ Dokumentimi në mënyrë të pergjegjëshme i çdo informacioni të marrë nga klientët në profilin e tyre në sistemin e administrimit të kredive.
    √ Informon klientin mbi vlerën e detyrimit në vonesë së bashku me arsyetimin përkatës për secilin nga zërat përbërës të këstit të kredisë si dhe i jep atij opsionet e mundshme për të përmirësuar ditë vonesat.
    √ Rekomandon tek supervizori falje të penaliteteve apo të komisioneve në varësi të fushatave të ndryshme, si dhe sigurohet qe klienti ka kryer pagesën e duhur dhe kredia ka marrë statusin përkatës.
    √ Suporton kolegët dhe rakordon me ta aktivitetet operacionale me qëllim dhënien e një shërbimi sa më profesional kundrejt klientëve.
    √ Trajton pyetjet dhe ankesat e klientëve si dhe investigon çdo pretendim të tyre për vlerat e detyrimeve në vonesë.
    √ Zbatim i ligjit: Duhet të punojë në përputhje me ligjin dhe rregullat për marrjen e borxheve dhe të respektojë të drejtat e konsumatorëve gjatë proçesit të debt collection
    √ Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së supervizorit me qëllim arritjen e objektivave të departamentit.
    Kërkesat Kryesore
    √ Diplomë Universitare
    √ Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.
    √ Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave
    √ Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh
    √ Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.
    √ Aftësi të shkelqyera të punës në grup
    √ Aftësi shumë të mira kompjuterike
    Benefitet

    ECFA Sh.a
    dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron.
    √ Institucioni
    ECFA Sh.a
    përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
    Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat
    Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
    Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
    Instruksione mbi aplikimin
    Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
Working...
X