Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 72 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliardë lekë në total asete.
Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.
Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar; prandaj, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë në pozicionin:
Drejtor i Marketing, Brand, PR dhe Komunikim
Qëllimi i përgjithshëm i punës
Drejtori i Marketing, Brand, PR dhe Komunikim është përgjegjës për ndërtimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut, brand-it, marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit të brendshëm e të jashtëm të bankës. Roli siguron pozicionim të qartë dhe konsistent të markës, rritjen e njohjes dhe besueshmërisë së saj, mbështetjen e objektivave tregtare të bankës, menaxhimin profesional të komunikimit me publikun dhe mediat, si edhe forcimin e angazhimit të punonjësve përmes komunikimit të brendshëm të strukturuar.
Pozicioni vepron si partner strategjik i drejtimit ekzekutiv dhe i linjave të biznesit, duke garantuar që çdo komunikim dhe iniciativë marketingu të jetë në përputhje me strategjinë e bankës, identitetin e markës, standardet rregullatore dhe vlerat organizative.
Përgjegjësitë kryesore
Hartimi dhe zbatimi i strategjisë vjetore të marketingut, brand-it, PR-it dhe komunikimit, në përputhje me objektivat strategjike dhe komerciale të bankës.
Menaxhimi i pozicionimit të markës dhe sigurimi i konsistencës së identitetit vizual, gjuhës së komunikimit dhe mesazheve në të gjitha kanalet.
Planifikimi, koordinimi dhe monitorimi i fushatave të marketingut për produkte, shërbime, segmente klientësh dhe iniciativa institucionale.
Mbështetja e njësive të biznesit dhe rrjetit të degëve me materiale komunikimi, mesazhe tregtare dhe aktivitete promovuese.
Menaxhimi i marrëdhënieve me publikun dhe mediat, përgatitja e njoftimeve për shtyp, deklaratave zyrtare dhe komunikimeve institucionale.
Koordinimi i komunikimit në situata sensitive ose reputacionale, në bashkëpunim me CEO, Legal, Compliance, Risk dhe strukturat përkatëse.
Drejtimi i komunikimit të brendshëm në bankë, duke siguruar informim të qartë, të strukturuar dhe të përshtatur për stafin, menaxherët dhe drejtimin.
Menaxhimi i kanaleve digjitale të komunikimit, përfshirë website, rrjete sociale, platforma të brendshme dhe kanale të tjera të miratuara nga banka.
Zhvillimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të employer branding në bashkëpunim me HR, për të forcuar imazhin e bankës si punëdhënës.
Administrimi i buxhetit të marketingut dhe komunikimit, ndjekja e kostove, kontratave me furnitorë dhe përgatitja e raporteve periodike mbi efektivitetin e aktiviteteve.
Përzgjedhja, koordinimi dhe vlerësimi i agjencive, partnerëve të jashtëm dhe furnitorëve për shërbime marketingu, krijuese, media, evente dhe komunikim.
Sigurimi i përputhshmërisë së materialeve dhe komunikimeve me kërkesat ligjore, rregullatore, të mbrojtjes së të dhënave dhe standardet e brendshme të bankës.
Monitorimi i performancës së fushatave dhe kanaleve të komunikimit përmes treguesve cilësorë dhe sasiorë dhe propozimi i përmirësimeve.
Drejtimi, zhvillimi dhe motivimi i ekipit nën varësi, duke përcaktuar objektiva, prioritete, standarde pune dhe plane zhvillimi.
Përgatitja e materialeve, prezantimeve dhe raporteve për CEO, Komitetet përkatëse dhe strukturat drejtuese sipas nevojës.
Profili individual
Arsim i lartë në Marketing, Komunikim, Marrëdhënie me Publikun, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme; kualifikime pasuniversitare/profesionale përbëjnë avantazh.
Eksperiencë e konsiderueshme në marketing, brand management, komunikim korporativ, PR dhe/ose komunikim të brendshëm; eksperienca në sektorin bankar/financiar përbën avantazh të rëndësishëm.
Aftësi të forta strategjike, analitike dhe krijuese, me orientim drejt rezultateve dhe ndikimit në biznes.
Njohuri të mira mbi menaxhimin e markës, komunikimin institucional, mediat, kanalet digjitale, fushatat marketing dhe matjen e performancës.
Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën shqipe dhe angleze; aftësi për të përshtatur mesazhin sipas audiencës.
Integritet i lartë profesional, maturi në trajtimin e çështjeve sensitive dhe ndërgjegjësim për reputacionin, konfidencialitetin dhe përputhshmërinë rregullatore.
Aftësi të mira drejtimi, bashkëpunimi ndërfunksional, menaxhim prioritetesh dhe zhvillim ekipi.
Njohuri shumë të mira të paketës MS Office dhe mjeteve/platformave digjitale të marketingut dhe komunikimit.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin, brenda datës
03.09.2026
:
CV-në;
letrën e shprehjes së interesit për pozicionin.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e e-mailit:
[email protected]
.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative.
Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale
Union Bank sh.a.
deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikanti në CV -të dhe dokumentacionin shoqërues.
Union Bank sh.a.
zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.
Individët që aplikojnë pranë
Union Bank sh.a.
informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit të të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email: