Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Team Lead – Accounting

    EPPC Albania
    , në emër të një
    kompanie të njohur ndërkombëtare që po zgjeron aktivitetin e saj në Shqipëri përmes ngritjes së një strukture të re Business Services në Tiranë
    , është në kërkim të një
    Team Lead – Accounting
    .
    Përgjegjësitë kryesore:
    Supervizimi, koordinimi dhe zhvillimi i ekipit të Accounting, duke nxitur përgjegjshmërinë individuale, bashkëpunimin dhe performancën;
    Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të përditshme të ekipit dhe sigurimi i respektimit të afateve dhe standardeve të përcaktuara;
    Sigurimi i cilësisë dhe saktësisë së proceseve të Accounting dhe vendosja e udhëzimeve të qarta për realizimin e tyre;
    Mbikëqyrja e procesimit të saktë dhe në kohë të faturave, në përputhje me kërkesat dhe procedurat përkatëse;
    Mbikëqyrja e kontrollit të dokumentacionit të furnizimeve dhe trajtimi i mospërputhjeve në çmime apo sasi;
    Koordinimi i komunikimit dhe zgjidhjes së çështjeve me furnitorët dhe departamentet e tjera të përfshira në proces;
    Mbikëqyrja e trajtimit të kërkesave të ndryshme lidhur me çështje të ndryshme të Accounting;
    Koordinimi me njësitë përkatëse të biznesit dhe ekipet ndërkombëtare, për të garantuar procesimin e saktë dhe në kohë të faturave, adresimin e çështjeve të ndryshme të kontabilitetit, si dhe funksionimin efikas dhe standardizimin e proceseve.
    Kërkesat për këtë pozicion:
    Diplomë universitare në
    Ekonomi
    , me fokus në
    Financë - Kontabilitet;
    Eksperiencë e konsoliduar praktike në bookkeeping dhe kontabilitet
    , e kombinuar me njohje të mirë të proceseve dhe procedurave të Accounting
    është MUST;
    Përvoja në
    Big 4
    ose
    kompani ndërkombëtare
    përbën avantazh.
    Eksperiencë e mëparshme në supervizimin dhe koordinimin e një ekipi, përfshirë organizimin e punës dhe monitorimin e performancës së tij;
    Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e sistemeve
    ERP, e preferueshme SAP;
    Mënyrë pune e strukturuar, e pavarur dhe orientim praktik drejt zgjidhjes së problemeve;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
    ; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet avantazh.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon
    :
    Apply for new career opportunities through EPPC. Submit your CV and complete the application form...
Working...
X