Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vizion Plus kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Elektricist – Infrastrukturë Elektrike dhe Sisteme Mbështetëse të Transmetimit (Broadcasting)

    Vizion Plus
    kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një
    Elektricist – Infrastrukturë Elektrike dhe Sisteme Mbështetëse të Transmetimit (Broadcasting)
    Përshkrimi i pozicionit
    elektricist teknik për mirëmbajtjen, kontrollin dhe ndërhyrjen në sistemet elektrike të një televizioni dhe ambienteve teknike të transmetimit.
    Punonjësi do të jetë përgjegjës për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të ambienteve dhe pajisjeve kritike të transmetimit, duke përfshirë
    MCR, studio, server room, racks, UPS, gjeneratorë dhe sistemet e shpërndarjes elektrike
    .
    Përgjegjësitë kryesore
    Mirëmbajtja dhe kontrolli periodik i instalimeve elektrike të objektit.
    Kontrolli i paneleve elektrike, automatëve, kontaktorëve, releve dhe sistemeve të mbrojtjes.
    Mirëmbajtja dhe monitorimi i furnizimit elektrik të
    MCR (Master Control Room)
    dhe ambienteve teknike.
    Kontrolli i linjave elektrike për pajisjet kritike të transmetimit dhe IT.
    Mirëmbajtja dhe kontrolli i sistemeve
    UPS
    , baterive dhe bypass-it.
    Kontrolli dhe mirëmbajtja e
    gjeneratorëve
    , dhe sistemeve të transferimit automatik.
    Kontrolli i parametrave të tensionit, rrymës, fazave, frekuencës dhe ngarkesës.
    Identifikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike dhe ndërprerjeve të furnizimit.
    Kryerja e matjeve elektrike dhe diagnostikimi i defekteve.
    Kontrolli i tokëzimit dhe sistemit të mbrojtjes nga mbitensionet.
    Kontrolli i shpërndarjes së ngarkesave ndërmjet fazave.
    Mbështetje në instalimin dhe zhvendosjen e pajisjeve teknike, rack-eve dhe sistemeve të reja.
    Bashkëpunim me departamentin IT dhe teknikët e broadcast-it gjatë instalimit ose mirëmbajtjes së pajisjeve.
    Mbajtja e dokumentacionit bazë për ndërhyrjet, defektet dhe mirëmbajtjen preventive.
    Reagim ndaj avarive elektrike, përfshirë raste që mund të ndikojnë në transmetimin televiziv.
    Respektimi i rregullave të sigurisë elektrike dhe procedurave të punës në ambiente teknike.
    Kërkesat profesionale
    Arsim profesional në
    elektricitet, elektroteknikë ose fushë të ngjashme
    .
    Minimumi 2 vite eksperiencë.
    Eksperiencë praktike si elektricist, preferohet në ambiente industriale, IT, broadcast, data center ose objekte me sisteme elektrike kritike.
    Njohuri të mira të sistemeve
    AC/DC
    dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
    Njohuri praktike për
    UPS dhe bateri
    .
    Njohuri për
    gjeneratorë dhe ATS/AMF
    .
    Aftësi për të lexuar skema elektrike.
    Aftësi për përdorimin e multimetrit, ampermetrit dhe instrumenteve të tjera matëse.
    Njohuri mbi sistemet e tokëzimit dhe mbrojtjen elektrike.
    Aftësi për diagnostikimin dhe lokalizimin e defekteve.
    Njohuri bazë mbi furnizimin elektrik të pajisjeve elektronike dhe IT/broadcast.
    Përparësi për kandidatët me eksperiencë në
    MCR, studio televizive, server room ose data center
    .
    Aftësi të dëshirueshme
    Njohuri bazë të sistemeve
    3-fazore
    .
    Njohuri për shpërndarjen dhe menaxhimin e ngarkesave elektrike.
    Njohuri mbi
    PDU, rack power distribution dhe redundant power supplies
    .
    Njohuri bazë mbi sistemet e alarmit dhe monitorimit të UPS/gjeneratorëve.
    Njohuri bazë mbi sistemet e automatizimit dhe kontrollit.
    Njohuri bazë të rrjeteve elektrike të pajisjeve broadcast dhe IT.
    Patentë drejtimi
    B
    përbën avantazh.
    Gatishmëri për ndërhyrje emergjente jashtë orarit normal, kur kërkohet nga nevojat e transmetimit.
    Cilësi personale
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
    Aftësi për të punuar në situata presioni dhe avarie.
    Aftësi për të punuar në ekip me teknikë broadcast, IT dhe mirëmbajtje.
    Vëmendje e lartë ndaj sigurisë.
    Aftësi për të identifikuar problemet dhe për të reaguar shpejt.
    Gatishmëri për të mësuar sistemet specifike teknike të televizionit.
    Përbën avantazh
    Eksperienca me:
    UPS online / 3-phase UPS · Generator Sets · ATS/AMF · MCR · Broadcast Facilities · Server Rooms · PDU · Electrical Panels · Automatic Transfer Systems · Earthing · Surge Protection · Monitoring Systems
    Raportimi
    Pozicioni raporton tek përgjegjësi i mirëmbajtjes / drejtuesi teknik dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet
    Broadcast, IT dhe Engineering.
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të plotë, së bashku me informacion të detajuar mbi arsimimin, kualifikimet dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit:
    [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për një intervistë.
    Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga
    Vizion Plus TV
    , në përputhje me Ligji Nr.
    124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,
    i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.
Working...
X